MPJ e Sërbisë: Si sot u nënshkrua Karta e KB, Sërbia ngelet e përkushtuar tek këto parime
Burim: Twitter
Ministria e Punëve të Jashtme e Sërbisë ka kremtuar sot përvjetorin e nënshkrimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara duke thënë se barazia sovrane, parimet e integritetit territorial, janë vlera mbi të cilat duhet të mbështetet zhvillimi i ardhshëm i njerëzimit.
Sikurse shkruhet në llogarinë e ministrisë në rrjetin social “X“, si sot në vitin 1945, në San Françisko u nënshkrua Karta e Kombeve të Bashkuara, dokument që vendosi themelet e raporteve moderne ndërkombëtare dhe bashkëpunimit shumëpalësh.
“Duke kremtuar këtë përvjetor, Republika e Sërbisë sërish thekson përkushtimin e vet në respektimin e sistemit të KB dhe parimet e Kartës“, bëhet e ditur.
Më tej shtohet se barazia sovrane, parimet e integritetit territorial, zgjidhja paqësisht e mosmarrëveshjeve, tërheqja prej dhunës, si dhe paqja e qëndrueshme e globale, stabiliteti dhe dialogu, janë vlera në të cilat duhet të mbështetet dhe zhvillimi i ardhshëm i njerëzimit.
0 komentet