Muhaxhiri: Nuk egziston gatishmëri që të zgjidhet problemi i dinarit, bisedimt në Bruksel pa rezultat
Ishte e pritshme që bisedimt në Bruksel të mos kishin asnjë rezultat, thotë për Kosovo onlajn analisti politik Artan Muhaxhiri pas mbarimit të raundit të shtatë të dialogut Peograd-Prishtinë.
"Është e qartë se as Kosova e as Sërbia nuk kanë gatishmëri e as motivim për të gjetur zgjidhje", thekson Muhaxhiri.
Sikurse bën të ditur ky i fundit, tema e dinarit do të duhej të merrej në mënyrën më të lehtë e më praktike, por sikurse shton, të dy palët e kanë politizuar çështjen.
"Dhe sigurisht që nuk kemi as gatishmëri e as ide se si të shkojmë deri tek zgjidhja. Kjo sepse humbin mjaft energji, kohë, fokusohen në atë çështje dhe nuk merren me gjëra më të rëndësishme në dialog“ beson bashkëbiseduesi ynë.
Sipas fjalëve të tij e gjithë kjo do të thotë se zgjidhja finale do të shtyhet çka është keq, po të kemi parasysh dialogun dhe procese të tjera në rajon dhe në përputhje me këtë nuk pritet ndonjë marrëveshje në kohë të afërt.
"Nuk ka qëllim, nuk ka gatishmëri, nuk ka plan për përafrim për çështjen e dinarit. Në të kaluarën ka pasur situata më të vështira dhe është gjetur zgjidhje, por tani, kur nuk ka gatishmëri, motiv... Ata nuk dëshirojnë të gjejnë zgjidhje, ndërkohë që askush nuk mund t'ua imponojë. Ata gjithmonë do të gjejnë mënyrë për të shmangur zgjidhje, çka është e keqe për të gjithë kontekstin e dialogut dhe negociatave“ vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
komentet