Në afërsi të shkollës fillore në Dobrotin shfaqen grafitet “UÇK“

Dobrotin
Burim: Kosovo Online

Në vendin Dobrotin afër Lipjanit në shtyllat elektrike në afërsi të Shkollës Fillore “Knez Llazar“ janë shfaqur grafite “UÇK“.

Grafitet janë shkruar dhe në banerat në rrugën drejt Slovinjës ndërsa shumë prej tyre janë lyer me bojë përsipër.

Sikurse u thanë banorët e Dobrotinës gazetarëve të Kosovo Onlajn, Policia Kosovare u kërkoi banorëve të fshatit të shuanin grafitet.

Megjithatë, mbishkrimi "UÇK" mbeti në dy shtylla elektrike.

Kryetari i Organit të Përkohshëm të Komunës së Lipjanit, Millan Joksimoviq dënoi shkrimin e grafiteve dhe theksoi se veprime të tilla drejtohen direkt ndaj popullsisë sërbe në këtë fshat.

"Janë të papranueshme provokime të tilla në momentin kur sërbët në Kosovë e Metohi po përballen me presione të shumta, ndërsa situata e sigurisë është tronditur prej kohësh. Grafite u shkruan në afërsi të shkollës fillore, çka është dhe më shqetësuese dhe na bën të mendojmë se edhe fëmijët tanë po i shqetësojnë ato.

I’u drejtohem atyre se nuk do të arrijnë të na trembin", tha Joksimoviq.

Ai i përcolli apel KFOR që të forcojë kontrollet në zonat me shumicë popullsie sërbe.