Në Zubin Potok u ndalua dhe më pas u lirua një 17-vjeçar për shkak të mbishkrimit në bluzë

kosovska_policija_0
Burim: Kosovo Online

Policia e Kosovës ka ndaluar, e më pas ka liruar një të ri B.J. (17) nga Zubin Potoku për shkak të mbishkrimit  në bluzën e tij, konfirmoi për Kosovo online shefi për planifikim dhe vendimmarrje operative i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Erduan Baliqi.

Baliqi theksoi se i riu ka shkelur nenin 11, paragrafi 2 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike.

“Ai është gjobitur dhe është liruar,” konfirmoi Baliqi.

Bluzat me mbishkrimin “Çetnikët Veri” janë një nga shenjat dalluese të grupit të tifozëve të klubit Crvena Zvezda”.

I riu u ndalua në ditën kur luhej derbi i përjetshëm mes Partizanit dhe Zvezdës.

Policia e Kosovës në muajt e fundit ka ndaluar disa persona, përfshirë edhe të mitur, për shkak të mbishkrimeve në bluza, disa prej të cilave kishin motive tifozësh të klubeve të njohura si “Crvena Zvezda”.