Novosti: Berisha dhe ekstremistët shqiptarë po përgatisin protesta të mëdha kundër Vuçiqit
Rrethet ekstremiste në Shqipëri, të udhëhequra nga ish-kryeministri dhe lideri aktual i Partisë Demokratike Sali Berisha, po përgatisin demonstrata të mëdha kundër presidentit serb Alleksandër Vuçiçit, i cili nesër vjen në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, zbulon “Novosti” jozyrtarisht.
Sipas “Novosti”, Berisha dhe qarqet nacionaliste të mbështetura nga ekstremistët nga Kosova po planifikojnë një tubim masiv në mesditë në rrugët qendrore të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se njeriu i parë i Serbisë erdhi në kryeqytetin e tyre.
Synimi është të shkaktohen incidente, por edhe t'i dërgohet mesazh mysafirit nga Beogradi se nuk është i mirëpritur, sepse këto qarqe në Shqipëri e shohin Vuçiqin si trurin e "Ballkanit të Hapur", që sipas tyre është sinonim për supremacinë ekonomike dhe politike të vendit tonë në të gjithë rajonin.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha organizon protesta kundër ardhjes së presidentit serb në Tiranë. Ata kanë protestuar edhe vitin e kaluar, më 20 dhjetor, për shkak të ardhjes së Alleksandër Vuçiqit në Shqipëri.
0 komentet