Rama: BE-ja duhet të bashkëpunojë veçanërisht ngushtë me Serbinë

Edi Rama
Burim: Reporteri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha sot se Samiti Ballkani Perëndimor - Bashkimi Evropian, i planifikuar për nesër në Tiranë, dëshmon interesin e shtuar gjeostrategjik të BE-së në atë rajon gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vuri në dukje se Bashkimi Evropian duhet të punojë ngushtë me Serbinë, e cila ende nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Moskës, shkruan agjencia Associated Press.

“Momenti është fantastik”, tha Rama në një intervistë për AP dhe se “askush nuk mund ta imagjinonte këtë vetëm dy vite më parë dhe tani po ndodh”, raporton Danas.

Rama do të jetë mikpritësi i këtij samitit njëditor që synon rigjallërimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit në vende të tjera dhe në fokus të takimit janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia”.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, i cili më parë kritikoi Bashkimin Evropian për ngadalësimin e procesit të anëtarësimit, lufta në Ukrainë rezultoi të ishte një "kujtues i cenueshmërisë" së rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe inkurajoi Bashkimin për t'i sjellë vendet atje "nën patronazhin demokratik të Evropës”.
Rama tha gjithashtu se BE-ja duhet të punojë “afërt me Serbinë” e cila nuk i është bashkuar sanksioneve evropiane kundër Rusisë.

"Zëri i përbashkët i Ballkanit Perëndimor... ndihmoi për të shtyrë më shumë liderë evropianë" drejt procesit të anëtarësimit të vendeve në Bashkimin Evropian, sepse "ju keni nevojë për Ballkanin, Ballkanin Perëndimor, aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian”, tha Rama.

Ai e quajti takimin e nesërm në Tiranë “ngjarja më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare” të Shqipërisë, duke nënvizuar se deri në vitin 1990 ky vendi ish-komunist ishte “i shkëputur plotësisht nga bota dhe nga Europa.

Siç vlerësoi Rama, samiti do t'i sjellë “shumë Ballkanit Perëndimor, vendit tonë (Shqipërisë); do t'i sjellë atij shumë energji pozitive, shumë shpresë, shumë rrugë të reja, shtigje të reja që do të përcaktohen në hapat e ardhshëm", dhe vendimin e Bashkimit për të mbajtur samitin jashtë territorit të tij ai e quajti "një parashikim të mirë për e ardhmja".