Vuçiq: Po shkoj në Tiranë, po të mos shkoj do të ishte një dëm i madh për vendin tonë
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiqi, ka thënë sot se do të shkojë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet nesër në Tiranë dhe se ky vendimin e ka marrë vetë që të mos ketë dëm për Serbinë, raporton Novosti.
“Kam folur me Anën, edhe me mikut e mia, nuk e kam problem, nuk është çështje kotësie, kam dhjetë vjet e gjysmë që mundohem të kujdesem gjithmonë për çdo gjë. Ndonjëherë thjesht je i dërrmuar nga emocionet, kur nuk di më çfarë të bësh, kur dikush prodhon kriza me muaj të tërë”, tha Vuçiqi në terrenin stërvitor në Nikincin, ku filloi stërvitja ushtarake e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe.
Ai ka deklaruar se kur bëhet fjala për Kosovën, është e vështirë për të të kuptojë gjuhën e “të dyja palëve” dhe se pala serbe nuk ka bërë asgjë.
"Nuk jam i sigurt, por me siguri do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të ishte një humbje e madhe për vendin tonë", tha Vuçiqi, duke shtuar se në Tiranë do të ketë shumë gjëra të mira për qytetarët - nëse nuk kanë shërbime shtesë pagese roaming kur shkojnë në Gjermani, Francë, por edhe se ka një “detyrim mirënjohjeje” për shkak të 165 milionëve që do të marrin për energjinë.
Ai tha se nesër do të luftojë për interesat e popullit serb. Ai gjithashtu ka deklaruar se e di se çfarë e pret atje.
“Pavarësisht se tema është Ballkani Perëndimor dhe se 20 prej tyre do të flasin në mënyrë joadekuate për sanksionet ndaj Federatës Ruse dhe problemin e Kosovës, ndoshta kolegët e mi kanë të drejtë kur thonë se do të dëgjojnë së paku një përgjigje”, tha Vuçiqi.
Ai gjithashtu ka shtuar se fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë mendje dhe se Serbia është e vogël, por nuk ia vlen të ankohet sepse jeta është një luftë, transmeton Kurir.
Vuçiqi ka shprehur shqetësimin edhe për atë që do të ndodhë javën e ardhshme në Kosovë, pasi siç tha ai, duket sikur dikush po shkakton diçka me komandë.
Vuçiqi theksoi se në Tiranë do të ketë takime të veçanta dypalëshe me kryeministrat holandez dhe belg, raporton B92.
“Kur flisni me holandezët dhe belgët, padyshim që ka një rëndësi të madhe për vendin tonë”, ka thënë Vuçiqi.
Ai deklaroi se do të bisedojë edhe me Macronin, me të cilin ka shkëmbyer mesazhe për këtë temë dhe me të gjithë të tjerët.
"Ne e dimë se në çfarë do të shëndërohet. Tema kryesore do të jenë sanksionet, nëse nuk do të ishte sanksione do të ishte Kosova. Pastaj kur ta shtoni Vjosa Osmanin, Milo Gjukanoviqin apo të tjerët nga rajoni, mund të mendoni se si do të jetë një situata e këndshme për Serbinë. Jeta është një luftë dhe nuk ka arsye për të qarë e për të ankojë”, tha Vuçiqi.
Duke folur për tregtinë me Kosovën, Vuçiqi tha se për Serbinë është pjesë e tregtisë së brendshme, për ta import dhe eksport.
“Siç po e shihni, është krejtësisht normale që njerëzit në Prishtinë, Pejë, Prizrenin të kanë nevojat më të mëdha për produkte nga Serbia qendrore, ne kemi nevoja edhe për prodhimet e tyre, duam të blejmë lëndë të parë nga territori i Kosovës e Metohisë, ne nuk kemi asnjë problem me këtë. Mendoj se kjo është më e mirë sepse i bashkon dhe i lidh njerëzit, parandalon ekzistencën e të gjitha barrierave mes njerëzve. Nuk e kuptoj pse e pengon Kurtin, kam frikë se nuk do të interesohet kurrë për këtë. Kjo ndodh pa vullnetin e tij, me vullnetin e të dy biznesmenëve, me vullnetin e njerëzve të thjeshtë të lidhur me interesa. Nuk duhet të jenë njerëz, por interesa. Unë jam i shqetësuar se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme, sepse nuk kanë munguar dhjetë ditë për të mos bërë ndonjë provokim të qëllimshëm, apo për të shkaktuar ndonjë lloj kaosi. Është sikur dikush në komandë të thotë 'hajde tani përseri' dhe pastaj përseri, dhe pastaj po luftojnë", tha Vuçiqi.
0 komentet