Odalloviq: Kurtit nuk i interesojnë fare të zhdukurit, qofshin këta shqiptarë apo sërbë

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kurti kërkon çeljen e arkivës e njëkohësisht Prishtina deri më sot nuk ka dhënë asnjë dokument, asnjë letër që do të ishte në funksion të gjetjes së personave të zhdukur, kështu që akuzat e tij janë të pakuptimta dhe tregojnë se atij nuk i interesojnë fare të zhdukurit qofshin këta shqiptarë apo sërbë, thotë për Kosovo onlajn Velko Odalloviq kryetar i Komisionit pranë Qeverisë së Sërbisë për personat e zhdukur.

Odalloviq kështu ka komentuar deklaratën e kryeministrit kosovar Kurti i cili kërkoi që "Sërbia të deklasifikojë dokumentet e brigadës së 37 të motorrizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë" duke bërë thirrje për marrëveshjen që është nënshkruar 2 majin e vitit të kaluar në Bruksel.

“Në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit të kaluar në Bruksel, kemi ripërsëritur kërkesën për çeljen e arkivave në Sërbi. Kemi dërguar disa kërkesa për hapjen e arkivës së Brigadës së 37 të Motorrizuar e cila është përgjegjëse për shumë masakra në qarkun e Drenicës. Vendimi i shtetit të Sërbisë nga ky dokument i klasifikuar prej 30 vitesh si sekret, është tentativë që të fshehin krimet e kryera”, ka vënë në dukje Kurti na llogarinë e vet në Fejsbuk.

Bashkëbiseduesi ynë bën të ditur se e tillë kërkesë nuk meriton koment, por publiku duhet t’a dijë se “u dakordësua që të gjitha arkivat e disponueshme të vihen në funksion të gjetjes së personave të zhdukur”.

“Prishtina, megjithatë këtë temë sikurse të gjitha të tjerat, i politizon dhe e kthen në diçka tjetër. Epo, mjafton të thuhet se Prishtina fatkeqësisht nuk ka dorëzuar asnjë dokument nga arkivat e saja, egzistencën e të cilit me këmbëngulje e mohon, ndërsa delegacioni ynë ka dorrëzuar 2417 faqe dokumente që kanë kontribuar në gjetjen e eshtrave të më shumë se 100 shqiptarëve kosovarë.

Ne nuk e kemi problem që të vendosim në dispozicion dokumentet, të gjitha viktimat duhet të kenë të njëjtin status në trajtim” thotë Odalloviq dhe vijon.

“Prisnim që Prishtina të pranonte që në fillim që ka arkivë, çka vazhdimisht e mohon, ndërsa ne kemi dhjetëra dokumente të tyre të së ashtuquajturës UÇK për personat e zhdukur. Në dy takimet e fundit në Gjenevë të Grupit Punues për Personat e Zhdukur, kemi insistuar në atë që të formohet organ i veçantë nga përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar që do të merret me kërkesat konkrete dhe arkivat që kanë lidhje me personat e zhdukur dhe ky është kuptimi i vetëm i përmendjes së arkivave dhe jo asaj që po bën Kurti. Fatkeqësisht, përfaqësuesit e Prishtinës këtë e kanë injoruar në dy takimet e fundit”.

Odalloviq thekson se Kurti sërish politizon gjithë këtë gjë.

“Në fakt, atij nuk i interesojnë fare personat e zhdukur, si për shqiptarët, ashtu edhe për të gjithë të tjerët. Akuzon Beogradin, dhe përfaqëson palën që nuk ka dhënë asnjë dokument të vetëm. Kjo është një nga temat më të vështira, pra pasojat e konfliktit, por Prishtina do të duhet t'i qaset kësaj teme në mënyrën e vetme të mundshme, që është funksioni i personave të zhdukur. Të gjitha familjet e personave të zhdukur, shqiptarë, sërbë e të tjera, kanë kërkesa të justifikuara për të gjetur të dashurit e tyre dhe kjo nuk duhet të politizohet. Kështu sikurse bën Kurti, kjo është diçka që nuk të çon askund veçse politizim shtesë dhe rëndon gjithë procesin Të akuzosh dikë, Beogradin, komunitetin ndërkombëtar, presidentin Vuçiq dhe të kërkosh arkiva në situatën kur ju njëkohësisht këtë e refuzoni t’a bëni, është me të vërtetë e pakuptimtë dhe u tregon shqiptarëve të Kosovës se sa e rëndësishme është që Kurti të gjejë të gjithë personat e zhdukur”, thotë ai.