Osmani: "Tym i bardhë" nga Ohri po përshpejtohet integrimi europian i rajonit

Bujar Osmani
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka thënë për Kosovo onlajn se marrëveshja në raundin e sotëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë e Kosovës, do të ishte e një rëndësie të madhe jo vetëm për këto dy vende, por për të gjithë rajonin, pasi sigurisht që do të përshpejtonte procesin e integrimit europian.

“Nëse sot do të kemi tym të bardhë nga Ohri, ky do të ishte një mesazh mjaft i rëndësishëm për mbarë rajonin dhe Europën. Do të ishte momenti kyç për fillimin e një faze të re në rajon” ka thënë Osmani.

Ky i fundit ka thënë se është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut që u përzgjodh Ohri si vendi i organizimit të këtij dialogu.

"Kjo tregon rolin e ri që po njeh Maqedonia e Veriut në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në rajon. Po udhëheqim OSBE, jemi anëtarë të NATO, jemi vend që po negociojmë rreth anëtarësimit në BE. Kemi shembuj të arritjes së kompromiseve të vështira, siç është Marrëveshja e Prespës për emrin e vendit dhe Marrëveshja e Ohrit”, spegoi ai.

Osmani, i cili është edhe kryetar i OSBE tha se e gjithë kjo e bën Maqedoninë e Veriut një partner të besueshëm për BE dhe SHBA.

Ai theksoi se është simbolike që Marrëveshja e Ohrit, e cila rregullon marrëdhëniet ndëretnike, është nënshkruar në Ohër 22 vjet më parë.

"Ajo marrëveshje është model i një demokracie funksionale multietnike, e cila është unike. Tani bashkësia ndërkombëtare dëshiron të dërgojë një mesazh se ky shembull duhet ndjekur. Ndaj ndihem optimist se energjia e Ohrit dhe përvojat e Maqedonisë së Veriut, do t'i inkurajojnë të dy palët që të marrin vendime që më në fund do t’a stabilizojnë këtë rajon të sjellin pajtim dhe përshpejtimin e integrimit europian të tij. Shpresoj të hyjmë në një kapitull të ri të bashkëpunimit", nënvizoi Osmani.

Pyetjes nëse si kryesues i OSBE mendon se marrëveshja e firmosur ashtu si ajo për BKS, duhet të respektohen, ai tha se nuk mund të flasë rreth detajeve të procesit negociues.

"Çka mund të them është se kemi një moment specifik gjeopolitik. Angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare është i jashtëzakonshëm dhe duhet të shfrytëzohen këto momente. Duhet të çelim një etapë të re në rajon, të kemi pajtim, pasi qytetarët janë të lodhur prej të gjitha telasheve ballkanike pasi ata kërkojnë vlerat europiane. Ne politikanët jemi zgjedhur për t’i sjellë këto ujavlera" ka nënvizuar Osmani.