Pantiq Pila: Raporti për zgjedhjet në Kosovë në APKE më objektiv sesa i mëparshmi, u shfaqën parregullsi të theksuara

Pantić Pilja
Burim: Kosovo Online

Shefja e delegacionit sërb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Biljana Pantiq Pila tha se raporti për zgjedhjet në Kosovë që u mbajtën më 28 dhjetor të vitit që shkoi dhe ku ishte një prej temave në seancën e APKE në Strazburg, kësaj here ishte dukshëm objektiv në raport me atë të mëparshmin dhe se ishte e surprizuar me tonin që kishte, transmeton Juronjuz Sërbia.

"Në raport bëhej e ditur se proçesi zgjedhor në thelb shkoi në rregull, por u theksuan parregullsi dhe manipulime, veçanërisht në lidhje me Listën Sërbe. U tha dhe se nuk ishte mirë që zgjedhjet u mbajtën në dhjetor dhe që fushata zgjati vetëm 12 ditë, me shqetësime se zgjedhjet mund të mbaheshin sërish në qershor. Pra, këtë herë nuk pati fjalë lavdëruese për Albin Kurtin", tha Pantiq Pila për Juronjuz Sërbia.

Shton se ishtë veçanërisht domethënëse që foli dhe Dora Bakojani e cila ka qenë më herët raportuese për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Theksoi se ajo kësaj here bëri kritika shumë të ashpra ndaj Albin Kurtit dhe proçesit zgjedhor, si dhe shqetësime për faktin se Bashkësia e Komunave Sërbe nuk është formuar për 13 vite.

"Gjithashtu për mua është mjaft e rëndësishme që kësaj here të gjithë anëtarët e delegacionit sërb, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, vepruan të bashkuar dhe folën me të njëjtin ton për situatën në Kosovë e Metohi. Ky nuk është rast i shpeshtë, por kësaj here të gjithë treguam qartë qëndrimin e popullit sërb dhe atë që po ndodh aty", tha Pantiq Pila.

Kjo e fundit shtoi se egzistojnë ende vende që lobojnë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës dhe që delegacionet dhe përfaqësuesit e tyre po vijnë për të provuar të mbajnë takime.

"Disa i kanë pranuar, disa jo, por në përgjithësi këto tentativa vazhdojnë. Megjithatë, është e dukshme se kritikat tani janë shumë të zëshme, madje edhe nga ata që ishin më pro tyre më parë", thotë ajo.

Pantiq Pila raportoi se në fjalimin e saj në Strasburg, theksoi se nuk mund të flitet selektivisht për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, si dhe se nuk mund të kërkohet respekt për integritetin territorial dhe sovranitetin e një shteti e ndërkohë të mohohet kjo në rastin e Sërbisë.

Ajo paralajmëron se Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Rezoluta 1244 e KS të KB duhet të respektohen, si dhe Marrëveshja e Brukselit, ndërsa Bashkësia e Komunave Sërbe mbetet e  detyrueshme e cila nuk është përmbushur për 13 vite.

"Kur është fjala për reagimet ndaj qëndrimeve tona, ato nuk ishin surprizuese, sepse janë mësuar që delegacioni sërb vazhdimisht të theksojë pozitën e popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Qëllimi ynë është që në Këshillin e Europës të flitet vazhdimisht për këtë, sepse fjala është për institucionin që është pro demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Vurëm në pah një numër të madh sulmesh ndaj popullsisë sërbe, si dhe presione dhe shkelje të përditshme të të drejtave", tha Pantiq Pila.