Pantoviq: Kam folur me Pantiqin, ai është i mërzitur për atë që po i fajësojnë padrejtësisht
Burim: © Kosovo Online
Avokati Lubomir Pantoviq ka thënë për Kosovo Online se një orë më parë ka folur me ish-policin e arrestuar Dejan Pantiq, i cili i ka thënë se po merr terapi, se ka kushte të mira, por se i mungon kontakti me familjen.
Pantoviq, i cili ishte i punësuar nga Zyra për Kosovë e Metohi, tha se me Pantiqin ka folur rreth 20 minuta dhe se kontakti është bërë përmes një gjyqtari nga Prishtina.
“Dejani përcolli se po merr terapi, i ka kushtet e duhura, që dëshiron të bisedojë me familjen, se ka një trajtim të denjë. Gjyqtari nuk ka aprovuar ende kontaktet me familjen, ajo kërkesë është ende duke u shqyrtuar, por unë shpresoj se mund të ndodhë së shpejti”, tha Pantoviq.
Ai shtoi se Pantiq është i mërzitur dhe nervoz për veprimet që i fajësohen padrejtësisht dhe për të cilat ai nuk është përgjegjës.
0 komentet