Pashiq: Akuzat ndaj gjykatësit Llaban-veprim politik në tentativë për të bllokuar punën e Gjykatës Kushtetuese

Dragan Pašić
Burim: Kosovo Online

Avokati Dragan Pashiq sot për rastin e akuzave që zyrtarët kosovarë kanë shfaqur ndaj gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese Radomir Llaban, tha se në këtë rast bëhet fjalë për veprime politike dhe tentativë bllokuese të punës së Gjykatës Kushtetuese pasi biografia e Llabanit ka qenë e njohur dhe më herët.

 

Pashiq kujtoi se biografia e gjykatësit Llaban ka qenë e njohur dhe në rastin e zgjedhjes së tij në vitin 2018, por sikurse tha, ai atëherë i përshtatej pushtetit në Prishtinë.

“Është e njohur që gjykatësi Radomir Llaban është zgjedhur në vitin 2018. Atëherë i përshtatej të ashtuquajturës nomeklaturë të atëhershme të Kosovës. Megjithatë tashmë, thekson ai, e kaluara e tij kriminale nuk ishte e diskutueshme as në kohën e zgjedhjeve, ndonëse ishte i dënuar në shkallën e parë të gjyqësorit në Kraljevë me gjashtë muaj burg” ka thënë Pashiq për Kosovo onlajn.

Ndaj shpreh bindjen se në këtë rast kërkohet justifikim për krizë politike e cila lindi në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Ky do të jetë justifikim politik. Nëse nuk ishte i përshtatshëm, pra nëse përbënte rrezik për sigurinë kombëtare të së ashtuquajturës Kosovë, nëse sillet jokushtetushmërisht dhe kundër ligjit, atëherë kjo ka qenë qysh prej ditës së parë, prej momentit që u bë gjyqtar. Ndaj këtu bëhet fjalë për lëvizje politike dhe tentativë për të bllokuar punën e Gjykatës Kushtetuese", konkludoi Pashiq.

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës në mandatin teknik, Albulena Haxhiu më herët, në konferencë për mediat, kërkoi që të nisë procedura për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Radomir Llaban, për të cilin pretendohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale dhe përfaqëson "kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës".

Para saj, akuza ndaj tij i shfaqi dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tërhoqi kërkesën e dërguar fillimisht në Gjykatën Kushtetuese për procesin e konstituimit të parlamentit, sepse Llaban u zgjodh si gjyqtar raportues në këtë rast