Dy dekadat e Kushtetutës së Sërbisë; Periq: Preambula tregon se K&M është thelbi i identitetit kombëtar sërb

Slobodanka Perić
Burim: Kosovo Online

Gjykata Kushtetuese e Sërbisë shënoi sot 20 vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Sërbisë në të cilën është thënë se çdo kushtetutë paraqet rendin juridiko-institucional të një shteti. Dekania e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicën e Kosovës Sllobodanka Periq tha se komuniteti akademik në Kosovë për egzistencën e popullit sërb, lufton me libra, njohuri dhe arsim.

"Kjo përgjegjësi e jona është e ndërthurur me detyrimin e proklamuar nga preambula e Kushtetutës së vitit 2006, e cila thotë se krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Sërbisë e njëkohësisht parashikon dhe detyrimin e të gjitha organeve shtetërore të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat shtetërore të Sërbisë në Kosovë e Metohi", deklaroi Periq, e cila është dhe kryetare e Këshillit Drejtues të Institutit për të Drejtën Krahasuese.

Ajo theksoi se preambula e Kushtetutës së Sërbisë "tregon se Kosova e Metohia është thelbi i identitetit kombëtar sërb, një shtyllë e shpirtërimit e vetëdijes kolektive dhe jo vetëm koncept gjeografik e politik", raportoi Juronjuz Sërbia.

Petrov: Çdo kushtetutë e Sërbisë u përball me kundërshtime mes europiane e kombëtare

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Sërbisë Vlladan Petrov, tha se çdo kushtetutë e Sërbisë u përball me kontradiktë të dukshme mes parimeve europiane dhe besnikërisë ndaj kombit dhe popullit, ndaj gjithmonë kërkuan të gjenin balancim mes identitetit kushtetues europian dhe kombëtar. Petrov, në konferencën ndërkombëtare në Kuvendin e Sërbisë, tha se kontradiktë e tillë është e dukshme edhe në Kushtetutën aktuale, e cila, nga njëra anë, mbron Kosovën, ndërsa nga ana tjetër, egziston orjentim tek parimet dhe vlerat europiane.

Ai tha se Komisioni i Venecias vitet e fundit është më shumë i përkushtuar tek sfidat e sundimit të ligjit dhe ripërtëritjes së tij kur shfaqet regres shqetësues i standardeve të sundimit të ligjit në nivel kombëtar, rajonal e global.

Ai vuri në dukje se kushtetutat sot kanë më shumë rëndësi sot sesa në kohën kur nisi miratimi i tyre masiv në mbarë botën.

"Ato nuk duhet të jenë vetëm garantuese të sundimit të ligjit dhe demokracisë si të tilla, por dhe instrumente efektive të paqes dhe paqësimit në rrugën e dialogut, ndërsa paqja në epokën e tensioneve të mëdha është vlera jonë më e lartë pa të cilat nuk ka as dinjitet njerëzor as të drejta të tjera themelore të njeriut", tha Petrov, raporton Tanjug.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë të Sërbisë, Sllobodan Velisavljeviq tha se Kushtetuta rregullon organizimin e pushtetit, përcakton bazën e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, por vendos dhe kufizime për mbajtësit e funksioneve publike.

"Forca e saj nuk reflektohet vetëm tek normat që janë përcaktuar, por dhe tek gatishmëria sesi institucionet, ashtu dhe individët t'i respektojnë e zbatuar vazhdimisht ato norma", tha Velisavljeviq.

Ky i fundit shtoi se sundimi i ligjit është detyrim i përditshëm dhe masë e përgjegjësisë së çdo institucioni, ndaj roli i gjyqësorit është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirosllav Gjorgjeviq kujtoi se Kushtetuta e vitit 2006 pasoi Kushtetutën e vitit 1990.

"Në raport me paraardhësen e vet, kushtetuta aktuale është në disa aspekte hap para, por në disa mund të jetë dhe hap pas. Ajo për të cilën kushtetuta e vitit 2006 u dallua veçanërisht ishin çështjet që lidhen me gjyqësorin, për të cilat Komisioni i Venecias shprehu kritikat e tij fill pas miratimit. Sërbia në vitin 2022, pas disa tentativave të pasuksesshme, arriti t'i ndryshojë këto dispozita në një procedurë komplekse që përfshinte dhe referendumin", sqaroi Gjorgjeviq.

Nënkryetari i Komisionit të Venecias Ajrik Holmvik, tha se, kur bëhet fjalë për kushtetutat, 20 vjet nuk është periudhë e vogël sepse pak prej tyre zgjatën më shumë se një shekull.

"Sipas hulumtimeve empirike, shumica e kushtetutave janë relativisht jetëshkurtra, ndërsa vetëm një numër i vogël i tyre zgjasin më shumë se 25 vjet. Prej miratimit të kushtetutave të para të shkruara në fund të shekullit XVIII, mosha mesatare e kushtetutës ishte rreth 19 vjet. Ndaj, sot mund të festojmë faktin se Kushtetuta e Sërbisë tejkaloi moshën historike mesatare të kushtetutës. Parë nga perspektiva historike, mund të themi se Kushtetuta e Sërbisë është pjekur dhe bërë në themel të fortë", tha Holmvik.

Gjyqtari i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut Latif Huseinov tha se Kushtetuta e Sërbisë dhe Konventa Europiane ofrojnë kornizë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sigurimin që ushtrimi i autoritetit publik t'i nënshtrohet ligjit.

"Sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë të vendosura në themel në Kushtetutën e Sërbisë. Neni 1 përcakton se Sërbia është shtet i bazuar në sundimin e ligjit dhe drejtësinë sociale, parimet e demokracisë civile, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të pakicave, si dhe përkatësinë ndaj parimeve dhe vlerave europiane", tha Huseinov.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Italisë, Xhovani Amoroso, theksoi se Kushtetuta e Sërbisë është një nga kushtetutat moderne që përmban direkt të drejtat e njeriut dhe të pakicave, si dhe rregullat e pranuara përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare.

"Në përputhje me këtë kuadër, dispozitat kushtetuese interpretohen në dritën e jurisprudencës së gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare, kryesisht Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian. Veç kësaj, rendi kushtetues ofron mbrojtje gjithëpërfshirëse kundër diskriminimit të drejtpërdrejtë e të tërthortë", theksoi Amoroso.

Gjyqtari Rashid Rzajev i Gjykatës Kushtetuese të Azerbajxhanit tha se miratimi i Kushtetutës së re të Sërbisë përfaqësonte ngjarje të rëndësishme politike e juridike në historinë e zhvillimit të shtetit demokratik.

"Me miratimin e këtij dokumenti themelor, populli sërb bëri zgjedhje historike në favor të ndërtimit të shoqërisë moderne ligjore. Gjatë periudhës së kaluar, Kushtetuta e Sërbisë jo vetëm që rregulloi sistemin e organeve shtetërore, por u bë dhe garantues i besueshëm i zhvillimit të shtetësisë ligjore. Duhet të theksohet roli i Gjykatës Kushtetuese të Sërbisë si institucion i pavarur gjyqësor që siguron efektivisht supremacinë e parimeve dhe normave të përcaktuara nga Kushtetuta", tha Rzajev.

Kryetari i Shoqatës Botërore të Juristëve Havier Kremades, tha se edhe në shtetet me traditë të gjatë kushtetuese, sikurse SHBA, egzistojnë sfida të reja sepse kushtetuta nuk është vetëm sistem formal dhe një sërë rregullash, por kërkon lidhje mes individëve dhe kushtetutës.

"Ajo duhet të jetë dhe organizëm i gjallë, që kërkon bërjen, formulimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve. Ajo çka sot po dëshmojmë na kujton kthim në botën që dikur e njihnim. Duket se regjimet autoritare sërish bëhen funksionale dhe efikase. Sistemet autokratike po funksionojnë, duke siguruar kushte të mira jetese për qytetarët e tyre, ndërsa nganjëherë duket se njerëzit janë lodhur nga sistemi i sundimit të ligjit. Dëshmojmë se qindra mijëra, madje miliona qytetarë, po humbasin me të vërtetë lidhjen me sistemin dhe kjo paraqet problem serioz", theksoi Kremades.

Kushtetuta e Sërbisë u miratua në Kuvendin e Sërbisë më 30 shtator të vitit 2006 pas ndarjes nga Mali i Zi dhe qytetarët e konfirmuan atë me referendum dy-ditor më 28 dhe 29 tetor të njëjtit vit.