Peroviq me ndihmësshefin e UNMIK: Nevojitet angazhim konkret nga bashkësisa ndërkombëtare për mbrojtjen e sërbëve
Burim: Instagram/Miloš Perović
Kryekomunari i Zubin Potokut Millosh Peroviq është takuar sot me ndihmës përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në UNMIK, Milbert Donggjuon Shin me të cilin bisedoi për pozitën e komunitetit sërb në këtë komunë.
Peroviq vuri në dukje se takimi erdhi sikurse theksoi, në kohë ku situata politike është gjithmonë e më komplekse , me të gjitha presionet e pushtetit në Prishtinë që ushtron ndaj komunitetit sërb, veçanërisht në Komunën e Zubin Potokut.
“Gjatë takimit vura në dukje shumë probleme dhe sfida me të cilat përballet përditë populli sërb. Thashë se lëvizjet e njëanshme, presionet institucionale dhe rrezikimi i të drejtave bazike thellojnë edhe më, mosbesimin dhe shembin sigurinë dhe stabilitetin”, tha Peroviq.
Ky i fundit theksoi se është i domosdoshëm përforcimi i angazhimit konkret të UNMIK dhe mbarë bashkësisë ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave, sigurisë dhe egzistencës së popullit sërb.
“Komuna e Zubin Potokut mbetet e përkushtuar për paqen, dijalogun dhe zgjidhjeve institucionale të të gjitha problemeve por njëkohësisht do të vijojmë me vendosmëri të vëmë në dukje çdo formë diskriminimi dhe rrezikimi të qytetarëve tanë”, tha Peroviq.
0 komentet