Petkoviq: Është e qartë se kush e shkruan statutin e BKS, Kurti mashtron publikun dhe vijon të shkelë marrëveshjet e Brukselit

Beograd_231217_Petar Petković 07
Burim: Kosovo Online

Drejtori i |Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës rreth draft-statutit të BKS nga kryeministri kosovar Albin Kurti ku në mbledhjen e qeverisë tentoi me ngulm që mos-suksesin në dialog t’ia fatoronte Beogradit duke përdorur zëvendësimin e tezave dhe mashtruar publikun për të mbuluar faktin se Prishtina shkel të gjitha marrëveshjet e mundshme të arritura në Bruksel dhe shemb çdo tentativë për normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë.

Petkoviq ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare e di se kryeministri kosovar as pas 11 vitesh nuk dëshiron të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe.

“Albin Kurti sërish tentoi pa sukses të hedhë topin për mos-suksesin në dialog në fushën e Beogradit, duke shfrytëzuar shkëmbimin e paturpshëm të tezave dhe duke mashtruar publikun pasi është ai që shkel të gjitha marrëveshjet e mundshme të arritura në Bruksel dhe shemb çdo përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Për mbarë bashkësinë ndërkombëtare është e mirënjohur se pikërisht ky që as pas 11 vitesh nuk dëshiron të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe i vetmi që fshihet nga dialogu në një vrimë miu sepse ai e di që duhet t'i përmbushë detyrimet e marra. Në marrëveshjet e arritura thuhet qartë se kush e shkruan statutin e BKS dhe sesi duhet të duket ai, ndërsa Kurti listën e vet të dëshirave të vitit të ri mund t'ia shkruajë dikujt tjetër, pasi është e dukshme që ai ende beson tek përrallat" njoftoi Petkoviq.

Ky i fundit bën të ditur se Kurti duhet të shikojë realitetin-që BKS duhet të ketë kompetenca të qartësuara të definuara në Marrëveshjen rreth parimeve të përgjithshme qysh prej vitit 2015, si dhe mesazhin e paukuivok të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, i cili i’a ka thënë qartë përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe publikut të gjerë se ku janë vijat e kuqe të Sërbisë dhe se nuk ka as njohje dhe as anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe as në agjencitë dhe organizmat e KB.

Për këtë, tha Petkoviq, “lëre Kurtin të ndalojë së besuari vëllezërit Grim".

"Për ne është e qartë se Kurti është nervoz pasi Vuçiq dhe Partia Përparimtare Sërbe fituan bindshëm në zgjedhje pasi ai është pengesa më e madhe në politikën e tij antisërbe dhe projektit të të ashtuquajtur Kosovë. Për këtë Kurti nga Prishtina përcjell mështetje opozitës Gjillasiste shkatërruese në Beograd. Një gjë është e sigurtë sikurse Kurti dëshiron që gangsterët e tij të jetë në krye të komunave sërbe në veri të K&M me 3.5% mbështetje dhe forcërisht dhe antiligjërisht të mbajë kolltuqet, ashtu sikurse dhe Gjillasistët që humbën zgjedhjet, dëshirojnë që të rrëzojnë qeverinë nga kolltuku ndonëse populli ata nuk i do. Por le të binden si njëri dhe tjetri-derisa është president Vuçiq veçse rezultate janë ato që maten” përmbylli Petkoviq.