Kurti i përgjigjet Lajçakut: Në vitin e ardhshëm mund ta shkruaj draft statutin BKS me Rashiqin dhe Krasniqin

Aljbin Kurti
Burim: Kosovo Online

Pasi që sipas deklaratës së fundit të përfaqësuesit evropian Mirosllav Lajçak, draft-statuti i Bashkësisë së Komunave Serbe është veçmas çështje e brendshme e Kosovës, vitin e ardhshëm mund të shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi për Komunitete dhe Kthim dhe Vetëqeverisje Lokale, Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi, kështu ka bërë të ditur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka publikuar në “Facebook “shtatë pika që, sipas tij, kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve dhe në kuadër të tyre i është referuar intervistës së djeshme me Lajçak, në të cilën ka thënë se nuk është e nevojshme që Serbia të nënshkruajë statutin e BKS-së, sepse duhet të jetë dokument i brendshëm i Kosovës.

Në pikën e parë, Kurti thekson se prioritet absolut për Qeverinë është siguria e Kosovës, integriteti territorial dhe jeta dhe mirëqenia e qytetarëve pa dallim.

“Konluzionet e hetimeve për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të bëhen publike menjëherë. Millan Radojçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij paramilitar duhet t’i dorëzohen autoriteteve të Kosovës”, ka thënë Kurti në pikën e dytë.

Në të tretën thotë se shpreson që BE dhe SHBA do t’i vendosin sanksione Serbisë.

“Posaçërisht Presidentit të saj Aleksandar Vuçiq, për sjelljet dhe veprimet armiqësore e agresore ndaj Kosovës, për eskalimin në veri të vendit tonë dhe për heqje dorë nga Marrëveshja Bazike (nëpërmjet letrës së Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të 14 dhjetorit)”, tha Kurti.

Më pas ai përsëriti kërkesën që sanksionet e BE-së dhe SHBA-së të hiqen ndaj Kosovës dhe që Kosova të marrë statusin e kandidatit për BE dhe  në Partneritetin për Paqe.

“Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia. Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti është veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal).”

Në pikën e gjashtë ai thekson se Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nënshkruhet në Samitin e Këshillit Evropian më 21 dhe 22 mars 2024.

“Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, ka thënë Kurti në pikën e shtatë.