Petkoviq me ambasadoren e Zvicrës: Prishtina shkel të drejtat themelore të njeriut të sërbëve në K&M
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me ambasadoren e Zvicrës në Sërbi An Lugon Mulan të vilën e ka njohur me vendimet e njëanshme të padrejta të cilat ndërmerr përditë Prishtina me referencë të veçantë mbylljen e institucioneve sërbe por dhe vizitën e fundit të selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Petkoviq ka theksuar në mënyrë të veçantë se Sërbia në kuadër të segmentit të lartë të seancës së 58 të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ka patur takime të rëndësishme dhe ka vënë në dukje sikurse tha, heqjen e të drejtës sistematike të popullit sërb, por edhe terrori fizik dhe institucional ndaj të cilit qëndron i ekspozuar.
“Ky format ka qenë platformë e rëndësishme sesi të dëgjohen dhe dëshmitë e viktimave të terrorit të Albin Kurtit” ka thënë Petkoviq.
Ai tha se Prishtina sistematikisht përditë në të gjitha nivelet shkel të drejtat themelore të njeriut të popullit sërb në Kosovë rreth të cilës flet dhe mbyllja së fundi e qendrës sociale në veri, çka përbën goditjen më direkte të kategorisë së banorëve më të cënueshëm.
Në lidhje me këtë, Petkoviq kujtoi se Prishtina në periudhë të shkurtër kohore, njëanshmërisht dhe dhunshëm ka mbyllur organet e përkohshme komunale sërbe, Fondin e Pensioneve, zyrat e Postës dhe të Bankës “Kursimet Postare” dhe hoqi dinarin...
“Bëhet fjalë për institucione me rëndësi jetike për egzistencën e popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe që u mundëson sërbëve minimumin e shërbimeve publike dhe të egzistencës, prej asistencës sociale përmes pagave dhe pensioneve”, ka thënë Petkoviq.
Me mbylljen e tyre, paralajmëroi drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, regjimi në Prishtinë bën gjithçka që të dëbojë një herë e përgjithmonë popullin sërb nga Kosova dhe ndryshojë strukturën etnike të saj.
Aq më tepër tha Petkoviq, këto institucione janë themel për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe të cilën sërbët e presin prej gati 12 vitesh dhe mbyllja e tyre, dëshmon se Kurti nuk dëshiron të zbatojë marrëveshjen e Brukselit të cilën Prishtina e ka nënshkruar ndërsa BE e ka garantuar.
Petkoviq ka informuar ambasadoren Mulan dhe për zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në Kosovë duke theksuar se votat kanë gati një muaj që po numërohen nën vlerësimin se Prishtina “përmes veprimeve të pa maskuara, tenton të falsifikojë rezultatet zgjedhore dhe të mohojë vullnetin e popullit sërb”.
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi shprehu frikën se të gjitha vendimet e njëanshme të Prishtinës, dhuna, terrori dhe privimi i përditshëm i të drejtave të sërbëve në të gjitha nivelet, çon drejt destabilizimit dhe shembjen e paqes në Kosovë por dhe që kërcënojnë se do ta bëjnë përfundimisht të pakuptimtë dialogun dhe të gjitha marrëveshjet e miratuara deri më tani”.
“Pavarësisht gjithë kësaj, Beogradi do të vijojë të qëndrojë i vendosur për dialog, si mënyra e vetme për zgjidhjen paqësore të të gjitha çështjeve të hapura dhe krijimin e parakushteve për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor” konkludoi Petkoviq.
komentet