Petkoviq: Po investojmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar popullin tonë në Kosovë

Petar Petković
Burim: Prt. Scr.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë sonte se pushteti aktual po lufton çdo ditë për Kosovën, duke shfaqur fotografi të serbëve nga Kosova, viktima të sulmeve të ndryshme nga shqiptarët në periudhën e kaluar.

“Lufta jonë vazhdon dita-ditës dhe ju e dini se si është kur në kushte të pamundura investoni më shumë para se në 40 vitet e mëparshme. Pse nuk flisni asnjë fjalë për këtë?

  Pse ndonjëherë nuk i lavdëroni projektet e shtetit, jo mua apo Aleksandar Vuçiqit”, pyeti Petkoviq në emisionin “Takovska 10” në RTS.

Ai pyeti përfaqësuesit e opozitës se pse nuk e lavdërojnë ndërtimin e objektit të Universitetit në Mitrovicë, rindërtimin e QSK-së, ndërtimin e çerdhes...

"Ne po investojmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar dhe ruajtur popullin tonë. Dhe ata që duan të shkojnë nga Beogradi, nga një lokal, të mbrojnë Kosovën, të sulmojnë...", tha Petkoviq.

Ai shtoi se nga opozita po vijnë kritika të pabaza, sepse qëllimi i tyre i vetëm, shtoi ai, është të zëvendësojnë Alleksandar Vuçiqin dhe të vijnë në pushtet.

“Ata i bashkoi urrejtja ndaj Vuçiqit, edhe pse për disa muaj i thanë njëri-tjetrit gjërat më të këqija”, tha Petkoviq.

Ai po ashtu ka theksuar se është e pavërtetë organizimi i një tubimit në mbështetje të presidentit Vuçiq, para seancës parlamentare për Kosovën, dhe se Vuçiq do t'i përgjigjet pyetjes së përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.

“Siç ka bërë deri më tani, do t’i mundë të gjithë”, ka shtuar Petkoviq.