Petkoviq: Prishtina dëshiron fshehjen e faktit që tre sërbët u vranë në Banjskë

petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq kujtoi se në ngjarjen tragjike në Banjskë, humbën jetën tre sërbë-Igor Milenkoviq, Stefan Nedeljkoviq dhe Bojan Mijailoviq dhe theksoi se rezultatet e autopsisë së tyre deri më sot nuk janë publikuar sepse Prishtina dëshiron të fshehë faktin se ata janë vrarë.

“Kaluan tre vite nga ngjarja tragjike në Banjskë në të cilën humbën jetën Igor Milenkoviq, Stefan Nedeljkoviq dhe Bojan Mijailoviq ndaj të cilëve policët e Kurtit i egzekutim nga afër. Rezultatet e autopsisë as sot nuk janë publikuar sepse Prishtina dëshiron që të fshehë faktin se tre sërbët u vranë pasi u zunë rob”, shkruan Petkoviq në rrjetin social “X“.

Ai vuri në dukje se Prishtina ngelet e detyruar dhe të përgjigjet për çështjen se përse nuk lejoi patollogët sërbë të asistonin në autopsi për të cilën EULEKS ishte ndaluar të ishte prezente gjatë hetimit në terren dhe përse kurrë nuk u publikuan pamjet e plota me dron

Pa këto përgjigje nuk ka as të vërteta, nënvizoi drejtori i Zyrës për K&M.

“Pra nuk ishte vetëm polici shqiptar Afrim Bunjaku që humbi jetën, ashtu sikurse këtë shumë do të donin t’a paraqisnin në K&M, por humbën jetën dhe tre sërbë që për popullin sërb, veçanërisht në veri, kurrë nuk do të jenë terroristë” tha Petkoviq.