Petkoviq: Prishtina nuk do të mund t'i shkelë lehtësisht garancitë e SHBA-së dhe BE-së
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë se bisedimet me serbët nga Kosova kanë qenë komplekse dhe të vështira,por se Serbia qëndroi pranë popullit të saj dhe i përkrahu vendimet e serbëve nga Kosova.
“Nuk ishte aspak e lehtë, aq më tepër që kur erdhi në pushtet Albin Kurti. Dje mund të dëgjonit edhe historitë prekëse të njerëzve të tjeshtë. Ata nuk janë kriminelë, por kanë luftuar për të shpëtuar jetën e tyre në Kosovë. Vuçiq është presidenti i parë që qëndroi pranë popullit të tij deri në fund. Serbët i ngritën vetë barrikadat, e morëm vesh pas tre orësh, por asnjëherë nuk kemi thënë se serbët janë vetëm, ne kemi qëndruar prapa tyre”, tha Petkoviq.
Ai ka theksuar se Serbia ka arritur të luftojë dhe të sjellë lajme të mira.
Sado e vështirë të jetë për ne, dje morëm një lajm të mirë, arritëm të luftojmë për gjëra të mira”, tha Petkoviq.
Ai ka thënë se ka një listë të madhe të sulmeve dhe incidenteve ndaj serbëve që kur Kurti erdhi në pushtet.
Ai e deklaroi atë se familja Pantiq është shumë me fat që Dejan Pantiq tani është në shtëpi.
“Kurti nuk i ka pëlqyer lajmet për Pantiqin, pse po e trajton kështu drejtësinë, pse po ndërhyn në drejtësi? Çfarë vendimi tjetër mund të marrin në lidhje me Pantiqin, kur masa e arrestit shtëpiak për të është e lartë, sepse ai nuk ka bërë asgjë”, ka thënë Petkoviq.
Ai përkujtoi se djeka dalë nga burgu Nikolla Nedelkoviq, i riu i arrestuar në Gazimestan,.
“Nikola Nedeljkoviq dje doli nga burgu,kemi dëgjuar prej tij, trimëri i tij është e pabesueshëm, dje ai sërish ka veshur këmishën për të cilën është arrestuar në Gazimestan”, ka thënë Petkoviq.
Siç shtoi ai, Prishtina po bën një luftë hibride dhe dëshiron të tregojë se serbët janë kriminelë të cilët hyjnë në konflikt me KFOR-in dhe EULEX-in.
Siç ka thënë ai, SHBA dhe BE garantojnë se nuk do të ketë arrestime të serbëve në Kosovë.
“Garancat e SHBA-së dhe BE-së i referohen faktit se nuk ka lista të arrestimeve të serbëve nga Kosova për pjesëmarrje në protesta paqësore apo barrikada.
Kjo pjesë është shumë e rëndësishme dhe Vuçiq ka luftuar shumë që gjithçka në atë letër të përcaktohet qartë. Serbët thanë hapur se nuk u besojnë garancive të SHBA-së dhe BE-së,por ne nga ana tjetër ne dhamë garanci se do të qëndrojmë pranë popullit tonë. Kurtit nuk mund t'i besojmë, më mirë të kemi një letër si kjo për t'iu referuar. Garancitë i referohen edhe faktit se FSK (Forcat e Sigurisë së Kosovës) nuk mund të shkojë në veri të Kosovës pa miratimin e komandantit të KFOR-it dhe përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova”, ka thënë Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi ka përsëritur se barrikadat do të hiqen brenda 48 orëve të ardhshme.
“Po hiqen barrikadat, po shkojmë në drejtim të de-përshkallëzimit,s erbët nga Kosova fillimisht nuk u pajtuan me të, por u arrit marrëveshje. Ne do të qëndrojmë pranë popullit tonë, ne e kemi ruajtur paqen dhe nuk ka garanci më të madhe se kjo”, tha Petkoviq.
Sipas tij, Prishtina nuk do të mund t'i shkelë lehtësisht garancitë e SHBA-së dhe BE-së.
“Këto marrëveshje dhe garanci hyjnë në korpusin e të gjitha atyre marrëveshjeve të cilave ne i referohemi, ne arritëm diçka që është pjesë përbërëse e luftës sonë në nivel ndërkombëtar. Ne morëm garanci që Prishtina nuk do të mund ta shkelë kaq lehtë, pa reaguar SHBA-ja dhe BE-ja, sepse kjo është garancia dhe fjala e tyre”, ka theksuar Petkoviq.
komentet