Petkoviq: Tabelat nëpër ambulancat në fshatrat Gryka e Thatë dhe Banje janë vendosur pa pëlqimin e sërbëve
Tabelat në ambulancat e fshatrave Gryka e Thatë dhe Banje, të cilat u mbyllën forcërisht disa ditë më parë, sot u vendosën paligjshmërisht dhe pa pëlqimin e popullit sërb, theksoi drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq dhe kërkoi që zgjidhja e çështjes së shëndetësisë të kthehet në kornizën e propozimit të BE.
"Në ambulancat sërbe në fshatrat Gryka e Thatë dhe Banje, të cilat u mbyllën forcërisht disa ditë më parë, sot në kundërshtim me ligjin, njëanshmërisht dhe në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e arritura dhe zgjidhjen e BE, u vendosën tabela të reja me simbolet e institucioneve prishtinase. Për të qenë tërësisht të qartë, sikurse është konfirmuar nga ana e banorëve, as mjekët sërbë nuk do të punojnë nën këto simbole, as pacientët sërbë nuk do të kurohen në këto kushte, sepse kanë besim vetëm në sistemin shëndetësor sërb", tha Petkoviq në deklaratë.
Ashtu sikurse u mbyllën këto ambulanca forcërisht dhe kundër ligjit në prag të Pashkës, ashtu edhe tabelat u vendosën sot njëanshmërisht dhe pa asnjë pëlqim të popullit sërb, pavarësisht të gjitha marrëveshjeve të arritura.
“Çështja e institucioneve shëndetësore sërbe mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe kurrë me lëvizje të njëanshme sikurse u dëshmua sot dhe në këtë lëvizje të re antisërbe, informuam menjëherë ndërmjetësin në dialog Peter Sorensen i cili prezantoi dhe garantoi se institucionet shëndetësore sërbe, do të vazhdojnë të funksionojnë pa ndërprerje. Kërkojmë që zgjidhja e kësaj çështjeje të kthehet menjëherë në kornizën e propozimit të BE sepse sërbëve në këtë enklavë po u shkelen të drejtat themelore për kurim dhe kujdes shëndetësor parësor”, nënvizoi Petkoviq.
Ky i fundit theksoi se është e qartë që Prishtina po shkel sërish të gjitha marrëveshjet e arritura dhe po vazhdon institucionalisht të shkelë çdo tjetër të drejtë të popullit sërb.
“Shëndetësia është një nga shtyllat e mbijetesës së popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe populli sërb kurrë nuk do të pranojë që fëmijët e tyre të kurohen në vende të tjera”, theksoi Petkoviq.
Katër ditë pasi inspektimi i komunës së Sërbicës, nën asistencën e policisë, mbylli ambulancat në fshatrat Banje dhe Grykë e Thatë që funksiononin në sistemin sërb, sot në objektin e fshatit Banje u vendos tabela e re me mbishkrimin "Ambulanca e Banjes" transmeton Radio Gorazhdevaci.
Në tabelën e re, në krye të saj ndodhet stema e Kosovës në të djathtë dhe stema e komunës Sërbica në të majtë.
0 komentet