Petkoviq: Vetëm Rashiq shkrihet nga e qeshura për terrorin e Kurtit dhe vuajtjet e sërbëve

Aljbin Kurti Nenad Rašić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq sot me rastin e prezencës së Nenad Rashiqit nën shoqërinë e kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti në Zubin Potok, konstatoi se “vetëm Rashiq shkrihet nga e qeshura për terrorin e Kurtit ndaj sërbëve”.

“Fotoja flet më shumë se një mijë fjalë. Sot Rashiq me pronarin e vet Kurtin ka pozuar i qeshur në Zubin Potok, ku sërbëve të ndershëm u shembën shtëpitë dhe objektet, ndërsa sërbët vendas arrestohen, ndalohen dhe dëbohen” shkruan Petkoviq në rrjetin social “X“.

Ai shtoi se sërbët e dinë mirë se asnjë hall nuk është i përjetshëm, por që turpi zgjat përjetësisht.

“Vetëm Rashiqi shkrihet nga të qeshurat për terrorin e Kurtit dhe tvuajtjet e sërbëve, sepse nuk ka cipë në faqe dhe turp, por populli sërb e di që asnjë hall nuk është i përjetshëm, por turpi dhe cipa zgjasin përjetësisht”, ka thënë Petkoviq.

Rashiq sot asistoi në inspektimin e kanalit të rikonstruktuar të Ibar-Lepencit në qendër të Zubin Potokut me kryeministrin në mandatin teknik Albin Kurtin, ministren e planifikimit hapësinor në mandatin teknik Artane Rizvanolli dhe drejtorin e kompanisë Ibar-Lepenac Farruk Mujka.

Me këtë rast, reagoi dhe Lista Sërbe, duke thënë se “dihet se kë përfaqëson Rashiqi, popullin sërb sigurisht që jo”.