Petkoviq: Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën, as do ta lejojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Petar Petković
Burim: Print Screen

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë sonte se derisa të jetë president Alleksandar Vuçiq, Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe as nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Kur themi diçka, ne i përmbahemi dhe qytetarët e dinë mirë. Dhe, a duhet të luftojmë e të bisedojmë – sigurisht që duhet”, tha Petkoviq në emisionin “Takovska 10” në RTS.

Petkoviq tha se Vuçiq do të diskutojë edhe për propozimin franko-gjerman në Kuvend.

“Presionet janë të mëdha. Ne nuk do të ulemi në Kuvend për të diskutuar vetëm situatën në terren. Presidenti Vuçiq është ai që mund të thotë më shumë për propozimin dhe gjithçka që na ndjek në muajt e ardhshëm”, tha Petkoviq.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi nënvizoi se presidenti i Serbisë ka biseduar me “me "pesëshen  ndërkombëtare", e cila ka ardhur me iniciativë, pa nënshkruar apo pranuar asgjë, por ka thënë qartë se cilat janë vijat e kuqe të Serbisë, dhe çfarë nuk do të pranohet.

“Duhet të flisni me vendet, ne po flasim për vendet më të fuqishme, partnerët tanë, nga vijnë shumë investitorë”, ka konstatuar Petkoviq.

Petkoviq po ashtu ka kujtuar se presidenti Vuçiq dhe Qeveria kanë marrë vendim që të aktivizojnë Rezolutën 1244 dhe të kërkojnë kthimin e policisë dhe ushtrisë nga KFOR-i.

“Ishte një vendim historik, ne i qëndruam përkrah popullit tonë në Kosovë dhe Metohi”, tha Petkoviq.