Posta e Serbisë: Sulmi ndaj objektit të mbyllur të Postës në Prilluzhë – akt i ri dhune dhe shkelje e marrëveshjeve

Prilužje
Burim: Kosovo Online

Sulmi i Policisë së Kosovës në objektin e mbyllur të Postës në Prilluzhë ka një qëllim të qartë – që objekti të tjetërsohet, të përvetësohet në mënyrë të paligjshme dhe aty të hapet Posta e Kosovës, thekson Posta e Serbisë.

Siç thuhet në njoftim, ky është një akt i ri i dhunës më brutale ndaj institucioneve dhe pronës serbe, i cili, përveç shkeljes së marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut dhe pengimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përbën edhe shkeljen më të rëndë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare.

“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që ta dënojnë me vendosmëri këtë akt dhe t’i japin fund dhunës së re, si pjesë e një plani gjithëpërfshirës terrorist, për të dëmtuar jetën dhe për të përzënë serbët nga Kosova përmes metodave të ndryshme të presionit, kërcënimeve dhe shantazhit”, thuhet në deklaratë.

Në njoftim përkujtohet se, pavarësisht negociatave që atëkohë po zhvilloheshin në Bruksel, dega e Postës së Serbisë në Prilluzhë u mbyll në janar të këtij viti në një aksion të autoriteteve të Prishtinës, bashkë me të gjitha zyrat postare në jug të Ibrit që funksiononin në sistemin e Postës së Serbisë.

Sot në objektin e postës që deri vonë funksiononte në Prilluzhë, është vendosur tabela e Postës së Kosovës.