Radakoviq: Negociatat me Beogradin për çdo qeveri të Kosovës janë pilula të hidhura, dialogu nuk i intereson asnjë partie shqiptare
Drejtori egzekutiv i organizatës joqeveritare Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC) Dushan Radakoviq beson se asnjë prej partive shqiptare nuk u interesojnë negociatat me Beogradin, që dialogu i negociueshëm nga Brukseli të jetë temë diskutimesh për institucionet e ardhshme.
"Si opozita dhe pozita, në këtë rast Vetëvendosja si parti në pushtet, nuk janë aspak të interesuara për ato negociata. Ata kanë gjëra të tjera për të cilat duhet të merren, siç janë problemet rreth veriut, por dialogu nuk është aspak në fushën e tyre të aktivitetit. Nëse ka diçka në atë proces, struktura në pushtet do të merret me të, ndërsa partitë e tjera që janë në opozitë sigurisht që me dialogun nuk do të merren", tha Radakoviq për Kosovo Onlajn.
Ai tregon se dialogu me Beogradin është disi klinikisht i vdekur dhe se nuk është prioritet për Qeverinë, por që të gjithë e dinë se nëse formohet Qeveria e re, zgjidhet presidenti dhe institucionet nisin të funksionojnë normalisht, se mes gjërave të para që bashkësia ndërkombëtare do të tërheqë, do të jetë Bashkësia e Komunave Sërbe, pra përcjellja e draft-statutit europian të BKS për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese.
"Në këtë moment, raporti në Gjykatën Kushtetuese është 5:4, çka do të thotë se Kurti nuk ka shumicë në të dhe nuk i shkon në favor që të nisë çështjen e statutit sepse pas kësaj do të duhej të miratohej BKS, kundër së cilës është Vetëvendosja. Opozita gjithashtu në këto momente nuk ka interes të flasë për negociatat me Beogradin sepse ato në çdo qeveri të Kosovës, kanë qenë pilulë e hidhur që duhet t’a gëlltisin për të dhënë lëshime të caktuara. Nuk dëshirojnë të flasin për të sepse dëshirojnë të marrin ndonjë votë tjetër nëse do të ketë zgjedhje të reja", vlerëson Radakoviq.
Tre kushtet për vazhdim të dialogut, të cilat Vetëvendosja shumë herë i ka përmendur, sipas opinionit të tij, theksohen vetëm për të mos diskutuar.
"Përherë mund të kemi kushte nëse nuk dëshirojmë dialog, por nëse shikojmë nga perspektiva e komunitetit sërb në Kosovë, çdo ditë dialogu dhe çdo bisedë është më e mirë sesa kjo situatë në të cilën vuajnë vetëm sërbët që jetojnë në Kosovë", thotë bashkëbiseduesi ynë.
Sikurse shton, ai është i pari që i kthen negociatat në nivelin më të lartë, për të zgjidhur gjërat përmes BKS, por edhe çështjet e të zhdukurve, hekurudhave dhe ndoshta për të aktivizuar Marrëveshjen e Uashingtonit.
"Këto janë gjëra që lehtësojnë jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë, njëkohësisht dhe komunitetit sërb. Dhe kjo situatë me dialog klinikisht të vdekur dëmton para së gjithash komunitetin sërb në Kosovë", konkludon Radakoviq.
0 komentet