Radojkoviq: Raportet Kurti-Rama ngelen tensionuese

radojković
Burim: Kosovo Online

Historiani Stefan Radojkoviq vlerëson se proçesi që i vjen fundi në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish liderëve të UÇK nuk do të jetë faktor që do të kontribuojë në kapërcimin shumëvjeçar të mosmarrëveshjeve mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe kryetarit të Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama, por që sigurisht egzistojnë dakordësi në mbarë botën shqiptare rreth rolit të UÇK në luftërat e viteve 1998 dhe 1999 dhe pas qershorit të vitit 1999.

“Këtu egziston konsensus dhe ai nuk ndryshon sidoqoftë që të jetë vendimi në Dhomat e Specializuara që ndodhen në Hagë“, bën të ditur Radojkoviq për Kosovo onlajn. 

Ai vlerëson se raportet mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës ngelen tensionuese, ndërsa përsa i përket çështjeve strategjike nuk do të ketë mosmarrëveshje. 

“Administrata prishtinase është e rrethuar nga të gjitha anët me shtete të tjera dhe nuk ka dalje në det. Për të domosdoshmëri jetësore është dalja përmes autostradës përmes Tiranës dhe Durrësit në detin Adriatik, kështu që ata kurrë nuk do të përkeqësojnë kaq shumë raportet deri në ndërprerje absolute mes Prishtinës dhe Shqipërisë. Por mosmarrëveshjet në nivelin personal mes Kurtit dhe Ramës patjetër që do të jenë” thotë ai.

Rama dhe Kurti, sipas fjalëve të tij, janë mjaft të afërt në kuptimin sepse që të dy kanë ideologji socialiste dhe se prej shumë kohësh janë në pozita vendimarrëse, sidomos Edi Rama për 13 vite. 

“Kurti nuk ka aq shumë stazh, por lutet që të ketë, që të zgjasë kaq nëmos edhe më shumë. Ata do të luftojnë për primatin në kuadrin e botës shqiptare dhe në nivelin personal mes tyre nuk do të ketë ndonjë marrëveshje, por strategjikisht Shqipëria duket se do të jetë garante e egzistencës së administratës prishtinase dhe se ajo do të përpiqet që administratën prishtinase t’a mbajë në jetë aq sa të mundet”, thotë Radojkoviq.

Sikurse shton, kjo megjithatë nuk është primare në planin e politikës së jashtme të Shqipërisë apo që të jetë edhe synim.

“Plani i tyre para së gjithash është hyrja në Unionin Europian dhe që të kenë marrëdhënie të mira me administratën e SHBA. Dhe në këtë kuptim u shkua drejt konfliktit mes Ramës dhe Kurtit pasi ky i fundit është dikush që do të jetë sa më shumë që të jetë e mundur i pavarur në vendimarrje çka thjesht nuk është e mundur”, thekson bashkëbiseduesi ynë.