Rakoçeviq: Mijëra procedura shndërrohen në pengesa të pakapërcyeshme të lirisë së medias

Živojin Rakočević
Burim: Kosovo Online

Gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq vlerësoi se për atë çka në mediat që raportojnë në gjuhën sërbe-Kosovo onlajn dhe RTS-u pamundësohen raportimet nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa pesë punonjësve të mediave u është mohuar raportimi nga seanca konstituese, se gazetarët në Kosovë përballen jo vetëm me raste të shumta diskriminimi, por dhe me pengesa të shumta administrative dhe procedura që punën e tyre e bëjnë pothuajse të pamundur.

Rakoçeviq sqaroi se egzistojnë dy nivele diskriminimi me të cilat përballen gazetarët që raportojnë në gjuhën sërbe.

"Niveli i parë janë këto incidente të mëdha, thelbësore, të themi heqja, fshehja dhe shembja e pllakatës përkujtimore për kolegët tanë Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq, lista e fjalëve të ndaluara, përdorimi i gjuhës. Dhe niveli i dytë që është sjellë në perfeksion dhe që vetëm gazetarët dhe kolegët në terren dinë se ç’do do të thotë, është niveli i procedurave, niveli i gradave dhe niveli i gjërave të vogla që përpiqen t'i japin kuptim kësaj jete gazetareske në Kosovë e Metohi", tha Rakoçeviq për Kosovo Onlajn.

Ai tha se gazetarët në Kosovë që raportojnë në gjuhën sërbe përditë përballen me një numër të madh procedurash e pengesash që grumbullohen me kalimin e kohës dhe u’a rëndojnë punën.

"Mijëra pengesa të vogla shndërrohen në një pengesë të pakapërcyeshme që të çon deri aty saqë pas të gjitha procedurave, kërkimit, letrave, poshtërimit, pritjes para sportelit, telefonatave, thjesht ju thuhet: 'Epo, ju nuk mundeni sot, nuk vlen për ty. E pastaj, gjithë koha, gjithë jeta, gjithë përpjekja, gjithë liria zbret në atë që thjesht, pas gjithçkaje, të dëbon para ndonjë sporteli nga ndonjë zyrtar i paemërtuar dhe i panjohur, i cili ju thotë në Prishtinë: ‘Ju nuk mundeni, kjo për ju nuk egziston”, tha Rakoçeviq.

Ky i fundit beson se me pamundësinë e raportimit nga Kuvendi, simbolikisht 1/3 e popullsisë sërbe të Prishtinës së sotme u kthye pas në getot e tyre.

"Thelbësisht, duhet të lumturohen me çdo ardhje mediash në Prishtinë. Në fund të fundit, sot nga Prishtina janë kthyer pesë sërbë dhe tek kjo Prishtinë ku konstituohet ai parlament, jetojnë pothuajse 15 apo 16 sërbë. Pra, kur nga kjo anë shikoni se çfarë po ndodh me gjuhën tonë, me praninë tonë, me mediat tona, kupton se kjo shoqëri në të cilën ne jemi të detyruar që të jetojmë 27 vite pas konfliktit, nuk kupton se duhet të egzistojë media, se duhet të egzistojnë institucione, se duhet të egzistojë dikush me të cilin nuk duhet të pajtohesh, se duhet të egzistojë dikush që do t'ju bëjë pyetje që nuk ju përshtatet dhe të egzistojë dikush që dallon në gjithçka nga ju”, tha ai.

Rakoçeviq tregon se sipas vlerësimit të tij, për komunitetin e mediave që raportojnë në gjuhën sërbe në Kosovë, procesi i ushtrimit të lirisë së mediave praktikisht nuk egziston.

“Ndalimi i gazetarëve, ndalimi i mediave, ndalimi i pikëpamjeve të ndryshme, ndalimi i njerëzve që transmetojnë dhe bëjnë punën e tyre është e pamendueshme sot, pas kaq shumë kohësh në Kosovë e Metohi. Ajo është humbje e të gjitha përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe të të gjitha komuniteteve dhe shoqatave mediatike, institucioneve të ndryshme europiane e botërore, për të cilat ishte e pamendueshme që kjo të ndodhte para 15 vitesh. pra për ne si komunitet mediatik, për të gjithë ne që jemi dëshmitarë të këtij procesi, është e qartë se procesi i lirisë, madje edhe për ata që janë pro atij pluralizmi mediatik nuk egzistojnë”, konkludoi Rakoçeviq.

Kuvendi i Kosovës u ka mohuar mundësinë ndjekjes së seancës konstituive për media të caktuara që raportojnë në gjuhën sërbe, përkundër asaj se kanë dorëzuar në kohë dokumentacionin e plotë për akreditim.

Mes mediave që nuk u është lejuar hyrja në godinën e Kuvendit, janë Kosovo onlajn dhe RTS.