Rashiq dhe Kusari-Lila hapën një zyrë të DHL-it në Mitrovicën e Veriut, pa praninë e përfaqësuesve të Komunës
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, hapën sot një zyrë të DHL Express në Mitrovicën e Veriut.
Në këtë ngjarje nuk morën pjesë përfaqësuesit e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Zyra e hapur nga Rashiqi dhe Kusari ndodhet në qendër të qytetit, pranë Monumentit të Princit Llazar.
Në vendin ku u mbajt ngjarja u vu re një prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pranverës së këtij viti kishte vizituar disa herë Mitrovicën e Veriut, por nuk i kishte ftuar përfaqësuesit e komunës në këto ngjarje.
Pas njërës prej këtyre vizitave, Komuna e Mitrovicës së Veriut kishte njoftuar se qëllimi ishte “imponimi i vullnetit të institucioneve qendrore aty ku nuk kanë legjitimitet”, duke theksuar se ardhja e tij kishte qenë e paparalajmëruar dhe e pakoordinuar me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale.
0 komentet