Radojeviq: KFOR dhe karabinierët kanë rol kyç në ruajtjen e sigurisë në Mitrovicën e Veriut

Radojević i komandant karabinjera
Burim: Kabinet gradonačelnika Severne Mitrovice

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, falënderoi komandantin e karabinierëve, Gianfranco di Flore, për komunikimin dhe bashkëpunimin e mirë, si dhe për mirëkuptimin ndaj problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të kësaj komune.

Radojeviq, në një postim në Instagram, vlerësoi se misioni i KFOR-it dhe karabinierëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të Mitrovicës së Veriut.

“Misioni i KFOR-it dhe karabinierëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe është e vetmja organizatë e sigurisë që gëzon besimin më të madh të qytetarëve të kësaj komune.

I jam mirënjohës komandantit të karabinierëve, Gianfranco di Flore, për komunikimin dhe bashkëpunimin shumë të mirë, për mirëkuptimin ndaj problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, si dhe për gatishmërinë për t'i zgjidhur këto probleme në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, deklaroi Radojeviq.