Shqipëria destinacioni qëndror i importeve të Kosovës, importet më të mëdha nga Kina

Slika - uvoz-izvoz
Burim: Ekonomia Online

Kosova në periudhën janar-tetor të vitit 2026 ka importuar mallra me vlerë më shumë se 6,3 miliardë euro, ndërsa vlera e eksporteve shënoi 960 milionë euro, tregojnë të dhënat zyrtare nga Dogana e Kosovës.

Importet janë rritur me 8.5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur vlera e mallrave të importuara ishte 5.81 miliardë euro, transmeton Kosova Pres.

Eksportet shënuan rritje përqindjeje më të theksuar. Nga 774,8 milionë euro në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, është rritur në 960 milionë euro në vitin 2026, çka paraqet rritje me 23,9%. 
Megjithatë, dallimi mes importeve dhe eksporteve është ende i madh. Deficiti tregtar për periudhën janar-tetor 2026 arriti në 5.34 miliardë euro, në raport me 5.04 miliardë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave mujore, korriku ishte muaji me importin më të madh në vitin 2026, me vlerë prej 716.7 milionë euro. Pas tyre vijnë tetori me 694.9 milionë euro dhe qershori me 676.3 milionë euro.

Vlera më e lartë e eksportit u regjistrua në muajin tetor dhe arriti në 124.2 milionë euro, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit 2025 ishte 91.8 milionë euro.

Në janar 2026, importet ishin 423.5 milionë euro, ndërsa eksportet ishin 60.2 milionë euro. Gjatë muajve në vijim, shkëmbimi i tregtisë së jashtme shënoi luhatje, por importet në çdo muaj ishin dukshëm të larta nga eksportet.

Pavarësisht rritjes së eksporteve, Kosova ende në masë të madhe varet nga mallrat e importit, ndërsa deficiti tregtar, shprehur në vlera absolute, është rritur edhe më në raport me vitin e kaluar.

Kina kaloi Gjermaninë në vlerën e importeve

Kur është fjala për origjinën e mallrave, në dhjetë muajt e parë të vitit 2026, Kina zuri vendin e parë në mesin e vendeve nga të cilat Kosova importon më shumë, duke i’a kaluar Gjermanisë, e cila ishte lidere në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e mallrave të importuara nga Kina arriti në 879.4 milionë euro, krahasuar me 773 milionë euro në periudhën janar-tetor 2025. Gjermania është në vendin e dytë me 838.6 milionë euro, ndërsa e treta Turqia me 740.3 milionë euro.

Pas saj vjen Italia me 354.9 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 314.4 milionë, Greqia me 309.5 milionë, Polonia me 242.1 milionë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 240.9 milionë, Shqipëria me 225.2 milionë dhe Sërbia me 195.3 milionë euro.

Në dallim nga importet të cilat dominohen nga Kina, Gjermania dhe Turqia, eksportet nga Kosova janë ende kryesisht të përqendruara tek tregjet rajonale.

Shqipëria mbeti destinacion kryesor i eksportit, me 182 milionë euro gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet në atë vend ishin me vlerë 130.7 milionë euro.

Në vend të dytë është Maqedonia e Veriut me 148.6 milionë euro, e ndjekur nga Gjermania me 94.4 milionë dhe Zvicra me 92.2 milionë euro.

Mes dhjetë destinacionet kryesore të eksportit janë Serbia me 61.4 milionë euro, Mali i Zi me 50.6 milionë, Turqia me 36.4 milionë, Italia me 31.4 milionë, Holanda me 28.3 milionë dhe Bullgaria me 21.8 milionë euro.

Vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përbëjnë rreth 34.4% të vlerës totale të eksporteve të Kosovës, ndërsa Kina, Gjermania dhe Turqia së bashku përbëjnë rreth 39% të importeve totale.
Kosova gjatë gjithë vitit 2025, në periudhën janar-dhjetor, regjistroi importin më të madh deri më tani, i cili arriti në 7.11 miliardë euro.