Riker: Dialogu ishte i suksesshëm dhe pati rezultate kur të dyja palët donin që të kishte sukses

Filip Riker
Burim: Kosovo Online

Diplomati amerikan në pension Filip Riker ka thënë atë që nëse dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë ishte i suksesshëm dhe kishte rezultate, kjo ishte se të dy palët dëshironin të kishin sukses dhe për këtë arsye, i lanë mënjanë reagimet emocionale dhe arritën marrëveshje që mund të ofronte jetë dhe mundësi më të mirë për qytetarët.

Riker në Prishtinë, në konferencën e grupit ballkanik "Dialogu me Sërbinë: mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit", tha se është diplomacia ajo që bën ndryshimin, ajo që i ndihmon njerëzit të shkojnë deri tek kompromisi çka do t'u mundësojë njerëzve të jetonin më mirë.

“SHBA është krenare që është pjesë e dialogut”, tha Riker, duke treguar se Prishtina ka ndryshuar shumë në krahasim me periudhën kur ai e vizitoi për herë të parë, që ishte, siç tha ai, më shumë se një dekadë më parë.

Riker thotë se në fillim të dialogut ka pasur nga ata që nuk e kanë dashur prezencën amerikane në proces dhe në këtë kuptim ka thënë se herën e parë që ka udhëtuar në Bruksel për këtë arsye i është thënë të ulej jashtë tryezës, pra “në qoshe".

“Në fund të bisedës ata më pyetën për idetë dhe qëndrimet e Uashingtonit në këtë proces, e më pas më ftuan në tryezën e dialogut”, shtoi ai dhe theksoi se nëse liderët duan t’u mundësojnë vendeve dhe qytetarëve të tyre të progresohen, duhet të jenë të gatshëm për të marrë vendime të vështira.

Riker thekson se Bashkimi Europian është shembulli më i mirë se çfarë lloj vendimesh duhet të marrin liderët, duke qenë se, siç shton ai, blloku europian është formuar për të mirën e qytetarëve, duke kapërcyer dallimet që ekzistojnë mes 27 vendeve anëtare.

Duke komentuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Sërbisë që u arrit në vitin 2013, Riker thotë se ajo që ndodhi 10 vjet më parë tregoi se çfarë mund të bëhet.

Riker bën të ditur se ndonëse më herët ka dalë në pension, vazhdon të jetë i interesuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor duke lajmëruar se muajin pasues do të marrë pjesë në konferencën që do të mbahet në Beograd.

Në konferencën e organizuar në Prishtinë, merrte pjesë ish përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme Ketrin Eshton e cila ishte një prej diskutanteve, por edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Xhefri Hovenier, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ish ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj.