Rode: Mbështes qëndrimin e SHBA, zgjedhjet në veri të Kosovës duhet të shtyhen

Jorn Rode
Burim: Reporteri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rode ka thënë se mbështet qëndrimin e SHBA për shtyrjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Në llogarinë e tij në Tviter, Rode ka tnënë se situata aktuale në veri të Kosovës, nuk është e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

"Mbështes kolegun amerikan që zgjedhjet duhet të shtyhen. Shihet qartë se situata e tashme nuk është e përshtatshme për mbajtjen e tyre" shkruan Rode.