Schuebel me kryetarët e komunave në veri për sfidat me të cilat përballen komunat
Burim: "X"/Dirk Šibel
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, bisedoi me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës për sfidat që ndikojnë në aftësinë e komunave për t’u ofruar shërbime qytetarëve, si dhe për nevojën për bashkëpunim më të mirë ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal.
Schuebel shkroi në platformën “X” se, duke i zgjeruar aktivitetet e tij edhe jashtë Prishtinës, sot u takua me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.
“Biseduam për sfidat që ndikojnë në aftësinë e komunave për t’u ofruar shërbime qytetarëve, si dhe për nevojën për bashkëpunim më të mirë ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal, gjë që kontribuon në integrimin evropian të Kosovës”, shkroi Schuebel.
Ai theksoi se BE-ja, si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qeverisjes demokratike lokale në mbarë Kosovën.
“Me kënaqësi pres të vizitoj edhe pjesën tjetër të Kosovës”, porositi ai.
komentet