Sholle bisedon me Vuçiq dhe Kurtin: Urgjentisht nevojitet që të dy palët t’i kthehen dialogut

Këshilltari special në Departamentin e Shtetit Derek Sholle ka biseduar sot me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin rreth ngjarjeve më të fundit në veri të Kosovës dhe ftoi të dy palët t’i kthehen dialogut dhe të punojnë për de-eskalimin e situatës.
Sholle në rrjetin social "X" ka thënë se në bisedë me Vuçiqin shprehet se është e domosdoshme shmangia e akteve të cilat sjellin rritjen e tensioneve.
"Bisedova me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq rreth rëndësisë së de-eskalimit momental në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve të cilat mund të sjellin inkurajimin e mëtejshëm të tensioneve. Humbjet tragjike të jetëve theksojnë nevojshmërinë urgjente të kthimit të paqes dhe kthimit në dialog që e udhëheq BE" ka thënë Sholle.
Ky i fundit ka zhvilluar bisedë edhe me kryeministrin kosovar Albin Kurtin dhe me këtë rast ka theksuar në dënimin e dhunës ndaj policisë kosovare.
Sholle ka shtuar se të dy palët duhet të zbatojnë detyrimet e marrëveshjes së Ohrit.
"Bisedova me kryeministrin kosovar Albin Kurtin pas sulmit të neveritshëm të së dielës në Kosovë. Dënova fort dhunën ndaj policisë kosovare, i shpreha ngushëllimet për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dy palët duhet t’i kthehen dialogut i cili udhëhiqet nga BE dhe të zbatojnë detyrimet e marrëveshjes së Ohrit" ka thënë Sholle.
0 komentet