Spahiu: Thirrja e europarlamentarëve që pesë shtete të BE të njohin Kosovën është presion ndaj Sërbisë
Analisti politik Nexhmedin Spahiu thotë se Rezoluta për Kosovën e cila dje u miratua në Parlamentin Europian përmban kontinuitet të politikës europiane ndaj këtij rajoni dhe se në të pritej të gjendej kërkesë që të respektohet marrëveshja që në kuadër të dialogut të arrihej mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit sërb Aleksandar Vuçiq.
“Prej Kosovës kërkohet formimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe si formë autonomie të sërbëve në Kosovë, ndërsa prej Sërbisë nën heshtje njohja përmes çeljes së misioneve të përhershme diplomatike të Sërbisë në Prishtinë dhe Kosovës në Beograd” ka thënë Spahiu për Kosovo onlajn.
Thirrja e europarlamentarëve ndaj anëtarëve të BE që nuk e kanë njohur Kosovën që t’a bëjnë këtë, Spahiu e interpreton si presion ndaj Sërbisë.
“Kjo është një lloj forme presioni ndaj Sërbisë pasi nëse sanksionet e BE janë presion ndaj Kosovës, atëherë thirrja për njohje u është përcjellë pesë shteteve të BE si presion ndaj Sërbisë. Përndryshe, pritet që pas përmbushjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Sërbisë, këto pesë vende do t’a njohin Kosovën. Ky është rezultati normal i gjërave” mendon Spahiu.
0 komentet