Stano: BE ndjek me vëmendje situatën në veri të Kosovës, formimi i BKS duhet të nisë pa vonesë
Zëdhënësi i BE Peter Stano thekson se Unioni Europian po ndjek me vëmendje situatën në veri të Kosovës dhe përsëriti që BE e ka bërë të qartë se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe duhet të nisë menjëherë pa asnjë lloj vonese dhe kushte.
Stano në konferencë për mediat ka thënë se është në kontakt me organet kompetente dhe të pushtetit në mënyrë që të kuptojë plotësisht zhvillimin e ngjarjeve dhe nëse është e nevojshme të jetë në gjendje të reagojnë siç duhet.
Kur bëhet fjalë për mënyrën sesi BE e shikon situatën në veri të Kosovës, Stano thotë se kjo është thënë qartë edhe në deklaratën e përbashkët të 27 anëtarëve të BE.
“Aty thuhet gjithçka, si dhe të gjitha pritshmëritë e BE në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës”, tha Stano.
Zëdhënësi i BE përsëriti se BE e ka thënë qartë se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe duhet të nisë menjëherë pa vonesa dhe kushte.
"Rreth asaj sesi të bëhet, në çfarë mënyre, në çfarë forme do të jetë, do të diskutohet në dialog. Dialogu është platforma ku do të zgjidhim këto çështje. Procesi i negociatave duhet dhe do të jetë në dialog, jo në media dhe publik”, tha ai.
Stano ka theksuar se BKS është detyrim ndërkombëtar të cilën Kosova e ka marrë përsipër dhe përsëriti se rreth gjërave teknike, pra sesi do të duket, si do të funksionojë, çfarë statuti do të ketë, këto janë gjëra të cilat do të punohen gjatë dialogut.
"Këto janë gjëra të cilat BE i pret të ndërmerren në dialog" ka thënë Stano.
komentet