Staroviq: Pushka e BE-së nuk është bosh, duhet të jemi të bashkuarni
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq tha sot se nuk mund të flasim më për planin franko-gjerman, përkundrazi është një plan i mbështetur nga 27 shtete anëtare të BE-së, në mesin e tyre pesë që nuk e njohën Kosovën, ndaj nuk duhet, sipas tij, të ketë qasje emocionale, sepse “pushka e Bashkimit Evropian nuk është bosh” që mund të shihej në rastin e Rusisë dhe shpejtësia me të cilën, me gjithë humbjet që po pësojnë, kompanitë evropiane u tërhoqën shpejt nga ai treg.
Staroviq, në RTS, tha se mbrëmë presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme, njëra prej tyre është se në dokumentin e BE-së nuk ka asgjë të bukur dhe të këndshme për Serbinë.
E dyta, shton ai, është se 27 shtete anëtare qëndrojnë pas planit dhe e treta më e rëndësishmja, se Serbia po përballet me kërcënime mjaft të hapura dhe të qarta.
“Duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të futemi në një situatë ku, për shkak të një reagimi që do të ishte emocional, të marrim një Serbi të shkatërruar ekonomikisht në më pak se një vit, e cila nuk do të mund të mbronte më serbët. Nuk kemi nevojë për një qasje emocionale në këtë situatë, por duhet të peshojmë të gjitha pasojat. Kjo nuk do të thotë se duhet të pranojmë diçka që paraqet poshtërim kombëtar, por duhet të qëndrojmë në tryezë dhe të pranojmë atë që është zgjidhja më pa dhimbje për ne”, tha Staroviq.
Ai vuri në dukje se në shembullin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, ishte e mundur të shihej sesi kompanitë nga BE u tërhoqën shpejt nga tregu rus pavarësisht humbjeve që po pësonin.
“Pushka e BE-së nuk është bosh”, paralajmëron Staroviq.
Ai tha se njoftimi i presidentit Vuçiq se do të ftojë përfaqësuesit e partive parlamentare në takim tregon ashpërsinë e sfidave me të cilat përballet Serbia.
“Pesha e sfidës kërkon një përgjigje unike, sepse vetëm ajo mund të jetë zgjidhje”, është i bindur ai.
Ai tregoi se sulmet ndaj serbëve janë dëshmi e atmosferës së nxehtë që po krijon Prishtina.
"Për disa muajsh kemi prezencë të vazhdueshme të njësive speciale policore në veri të Kosovës, të cilët i japin të drejtë vetes dhe marrin përsipër punën që duhet të bëjë policia patrulluese. Kjo është një recetë për katastrofën. Shohim që incidente të tilla mund të ndodhin çdo ditë. Për të eliminuar një rrezik të tillë, forcat speciale duhet të tërhiqen nga veriu”, ka kërkuar Staroviq.
Ai ka theksuar se Albin Kurti dëshiron të provokojë një lloj konflikti, duke pasur parasysh se situata gjeopolitike është në favor të tij dhe se NATO do të qëndrojë gjithmonë pas tij me çdo kusht, pavarësisht se kush e provokoi konfliktin.
“Nuk jam i sigurt nëse llogaritja e tij është e saktë, por situata është e ndezshme”, ka thënë Staroviq.
Lidhur me synimin e Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ai tha se Serbia nuk ka mekanizma për të penguar synimin e qartë të sponsorëve të pavarësisë së Kosovës, por kjo nuk do të thotë se Beogradi nuk do të luftojë.
“Ne do të luftojmë, nuk do ta pranojmë një rezultat të tillë”, tha Staroviq.
Ai tha se bashkësia ndërkombëtare po nxiton ta realizojë për shkak të rrethanave gjeopolitike.
Tendenca të tilla, shton ai, ekzistonin edhe një vit më parë, por fillimi i luftës në Ukrainë çon në përshpejtimin e të gjitha proceseve që ekzistonin më parë, dhe në këtë rast, dëshira është që t'i hiqet guralecja në këpucën e njohësit të Kosovës duke rënë dakord Serbia të pajtohet në mënyrë eksplicite për afirmimin e njohjes ndërqeveritare të Prishtinës.
Kur bëhet fjalë për OKB-në, ai është i bindur, se për të gjithë në Bruksel dhe Prishtinë është e qartë, pavarësisht se sa shumë e dëshirojnë, se anëtarësimi i Kosovës është i vështirë për t'u arritur përderisa Rusia dhe Kina janë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës Botërore.
“Është dëshirë e tyre që me nënshkrimin e Serbisë në një plan të tillë, se ne nuk do të pengojmë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, se ka një arsye të mjaftueshme që pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat nuk e njohën pavarësinë e Prishtinës, ta bëjnë këtë, gjë që do t'i hapte rrugën anëtarësimit në BE dhe NATO, përkundër faktit se anëtarësimi në OKB mbetet i pakapshëm. Kjo është e pafavorshme për ne dhe duhet ta parandalojmë”, ka theksuar Staroviq.
Ai vlerësoi se Serbia po përballet me qasjen më të ashpër në praktikën diplomatike, duke thënë se tashmë në fjalinë e dytë, të dërguarit ndërkombëtarë, në takimin e fundit me presidentin Vuçiq, kanë bërë kërcënime.
“Në nivel ndërkombëtar, kjo është një qasje e ashpër dhe dëshmi se situata është e vështirë”, ka deklaruar ai.
komentet