Stevanoviq dorrëzon kërkesën e Sërbisë për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të KS në KB

Nemanja Stevanović
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Sërbisë pranë Misionit të KB Nemanja Stevanoviq ka dorrëzuar sot kërkesën e Republikës së Sërbisë për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të KS të KB për situatën në Kosovë.

Stevanoviq kërkesën e dorrëzoi në orën 16 me orën sërbe, pra në orën 10 me orën amerikano lindore. Ai i’a ka dorrëzuar Misionit të Guajanës dhe këtë këshilltarit politik të misionit të këtij shteti, që është kryesues i KS të KB.

Kërkesa është dorrëzuar në përputhje me nenin 35 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe nenit 3 të rregullores kalimtare të Këshillit të Sigurimit të KB. Në të tërhiqet vëmendja e Këshillit të Sigurimit për situatën aktuale në territorin e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në letër e cila u është përcjellë të gjithë përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE dhe institucioneve të BE dhe presidentëve dhe kryeministrave të shteteve anëtare të KS të KB përfshirë Rusinë dhe Kinën në të cilën Kosovo Onlajn ka dijeni, situata është jashtëzakonisht në kundërshtim me Kartën e KB dhe Rezolutën 1244 të KS të KB dhe kjo është arsyeja e kërkesës për mbajtjen e seancës së veçantë të Këshillit të Sigurimit.