Tartalja: Me padinë e pasuesve të Pavkoviqit, do të tentojmë t’i heqim imunitetin NATO-s

Nebojša Pavković CB
Burim: Ringier

Avokati italian Angjelo Fjore Tartalja, që është pjesë e ekipit ligjor të familjes se gjeneralit Nebojsha Pavkoviq, tha se thelbi i padisë që fëmijët e Pavkoviqit ngritën kundër aleancës së NATO është ajo që para gjykatës vendase të çelet çështja e përgjegjësisë ligjore qytetare e Aleancës për pasojat e veprimeve të armatosura ndaj RFJ në vitin 1999 e veçanërisht për krijimin e rrezikut afatgjatë kimik, radiologjik dhe ekologjik përmes përdorimit të municioneve me uranium të varfëruar.

Ai vuri në dukje se ekipi ligjor në Gjykatën e Shkallës së Dytë në Beograd, dorrëzoi prova se veprimet e aleancës së NATO gjatë ndërmarrjes së operacioneve ajrore ndaj RFJ, çuan në rrezik real nga sëmundjet malinje për personat që qëndruan në zonat e prekura nga ku dhe Pavkoviq ndodhej në to gjatë luftës, transmeton RTV.

Para gjyqësorit në Itali, Tartalja sikurse shkruan Novosti, më herët në padinë e 550 ushtarëve italianë të KFOR dëshmoi me sukses se qëndrimi në zonat që ishin të bombarduara me uranium të varfëruar, rezultuan në sëmundshmërinë e tyre nga kanceri. Tartalja bën të ditur se qytetarët e Sërbisë për këtë çështje gjithashtu mund t’i drejtohen gjykatave përkatëse europiane për kompensim nëse shtetet anëtare shkelin Kartën e të drejtave themelore.

Para gjyqësorit sërb, sikurse tha, janë dy procedura që kanë të bëjnë me kompensimin për shkak të pasojave malinje të uraniumit të varfëruar dhe që janë fituar deri më tani në shkallën e parë, ndërsa procedura të tjera janë duke u zhvilluar, megjithatë pala e paditur në këto procedura është Sërbia, si trashëgimtare ligjore e RFJ dhe jo NATO, e cila i’u referua imunitetit.

“Me padinë e pasuesve të Pavkoviqit do të tentojmë të heqim atë imunitet të Aleancës”, tha Tartalja.