Tetë vite nga arrestimi i Marko Gjuriqit dhe sulmi i ROSU në veri të Kosovës

Marko Đurić Kosovo Kosovska Mitrovica hapšenje 26.3.2018.
Burim: insajderi.com

Në sallën e Pallatit Mitrovicar në Mitrovicën e Veriut para fiks tetë vitesh-më 26 mars 2018, nisën bisedimet në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën që e inicioi presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq. Të pranishëm kanë qenë drejtori i atëhershëm i Zyrës për Kosovë e Metohi Marko Gjuriq dhe sekretari i përgjithshëm i presidentit të Sërbisë Nikolla Selakoviq. Diskutimet e qeta u ndërprenë nga sulmi i forcave spoeciale kosovare ROSU të cilët nën kërcënimin e armëve automatike dhe bombave shokuse arrestuan Gjuriqin dhe nën përdorimin e tepruar të forcës e shoqëruan drejt stacionit policor në Prishtinë. Njëkohësisht ky ishte dhe sulmi i parë i madh i ROSU në veri të Kosovës.

Atëherë u lënduan më shumë se 30 persona. Rreth 200 pjestarë të ROSU të armatosur deri në dhëmbë sulmuan sallën e Pallatit Mitrovicar rreth orës 17.30, duke përdorur bomba shokuese dhe gaz lotsjellës, por dhe kundakë dhe çizme që u përdorën ndaj Gjuriqit.

E qëlluan, e shtinë përdhe. Të pranishmëve që ndodheshin nëpër tryezën e rrumbullaktë u urdhëruan që të mos lëviznin, i mbanin përgjatë gjithë kohës nën shënjestër. Me kundakë të armëve goditën dhe kryekomunarin e atëhershëm të Mitrovicës së Veriut Goran Rakiqin, si dhe qytetarë që ishin pjesmarrës në tubim.

Sikurse atëherë bëri të ditur TV Most, gjatë aksionit u dëgjuan të shtëna, thyerje xhamash dhe bërtima në gjuhën shqipe.

Pamjet e arrestimit brutal të Marko Gjuriqit i cili u soll në Prishtinë me pranga në duar dhe i rrethuar nga forcat speciale, bërën xhiron e botës.

Me Gjuriqin atëherë u arrestua dhe bashkëpunëtori i tij Zhelko Joviq i cili u lëndua në përpjekje për t'i rezistuar arrestimit, kështu që u trajtua në Qendrën Klinike Spitalore Mitrovicës së Kosovës. Dhe qytetarët që u tubuan u konfliktuan me policinë kosovare e cila gjatë ndërhyrjes hodhi gaz lotsjellës dhe bomba shokuese.

Pas provokimit të dukshëm, në veri të Kosovës u dëgjuan sirenat, ndërsa qytetarët u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj përpjekjes për të poshtëruar Sërbinë dhe zyrtarët e saj.

Sikurse rrëfeu atëherë Sellakoviq, ai dhe Gjuriq erdhën për të biseduar rreth asaj sesi të zgjidhnin problemet dhe jo të krijonin të reja dhe se nuk i përcollën askujt fyerje, por në Pallatin Mitrovicar "sulmuan banditë nga Prishtina, me armë tytëgjata, bomba shokuese dhe gaz lotsjellës".

Tha se në çdo tytë arme kishte plumb, për të keqtrajtuar dhe terrorizuar njerëzit duarzbathur, disave duke u shkaktuar lëndime të rënda dhe të lehta. U tha se nuk egzistonte asnjë arsye e vetme që njerëzit të terrorizoheshin duke i goditur me shkelma, në kokë, në këmbë dhe tytat në gojë.

"Ata sot i’a bërën popullit tonë në veri të Mitrovicës", tha Selakoviq dhe shtoi: "Është e qartë për ne se nuk do t’a zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit, se nuk do t’a formojnë BKS, se do të shpikin arsye pas arsye për të terrorizuar njerëzit duarzbathur. Çfarë bëjnë kur nuk ka aq shumë sërbë"

Raportoi se atëherë u lënduan rëndë Nenad Rikallo, Zoran Todiq, Ivan Millojeviq dhe Nebojsha Millanoviq. Forcat speciale kosovare gjatë aksionit të arrestrimit të Marko Gjuriqit, sulmuan dhe plagosën operatorin e RTS Vladimir Milliq.

Gjuriq pas arrestimit, u transferua në selinë e Policisë Kosovare në Pristinë dhe më pas u soll para gjykatës për kundërvajtje. Ai u nxor nga automjeti i prangosur, me kokën ulur, i rrethuar nga pjestërë të maskuar të policisë. Me hapa të shpejtë e transferuan nga automjeti në ndërtesë dhe shoqërimi i tij u ndoq nga qindra shqiptarë që bërtitën me fjalë të turpshme në sërbisht.

U soll para gjykatësit për kundërvajtje dhe vendimi ishte "deportim nga Kosova" sepse sikurse u spegua, "ndaj tij u ndërhy në bazë të urdhrit për ndalim-hyrje në Kosovë". Konkretisht, pak më herët atë ditë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës lëshoi deklaratë që Gjuriqit dhe Selakoviqit nuk i’u dha leje për të qëndruar në Kosovë "për shkak të sjelljes dhe provokimit të papërshtatshëm që Gjuriq bëri gjatë vizitave të mëparshme dhe retorikës që shkakton urrejtje mes qytetarëve të Kosovës".

Nën shoqërimin e kolonës së madhe të automjeteve të Policisë Kosovare, Gjuriq u përcoll në vendkalimin e Merdares nga ku u mor prej policisë sërbe.

Përfaqësuesit e Unionit Europian u shprehën pas arrestimit, ndërsa zëdhënësja e BE Maja Kocijançiq u bëri thirrje autoriteteve të Sërbisë dhe Kosovës të "tregojnë përmbajtje e pjekuri të nevojshme që situata në Kosovë të mos eskalohet më tej pas arrestimit".

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq pas sulmit të forcave speciale kosovare ndaj sërbëve në Mitrovicën e Veriut dhe arrestimit të Gjuriqit, thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas të cilit ai tha se ky ishte "rrëmbim" dhe se "terroristë të veshur me uniforma policie sulmuan tubim paqësor të qytetarëve sërbë si pjesë në kuadër të dialogut të brendshëm mbi problemin kosovar dhe tentuan të tregonin se janë në gjendje të marrin veriun e krahinës sërbe" dhe kjo sikurse tha, me mbështetjen direkte të EULEKS, sepse automjetet e forcave speciale ishin nën shoqërimin e automjeteve të EULEKS.

Tha dhe se Gjuriq, në përputhje me marrëveshjet dhe procedurat, përcolli njoftim për mbërritjen e tij në Kosovë dhe shtoi se ajo çka ndodhi ishte "banditizëm i pastër", çka sikurse tha, u pa që u arrestua Marko Gjuriq, por jo Nikola Selakoviq.