Todoroviq: Nuk egzistojnë prova për veprën që rëndon ndaj Dejanoviq, kërkesa për paraburgim e pabazë

Nikola Todorović
Burim: Kosovo Online

Avokati i të arrestuarit Aco Dejanoviq nga Gërnçara, Nikolla Todoroviq u shpreh se është tërësisht e pabazuar kërkesa e prokurorisë që Dejanoviqit t’i caktohet paraburgimi, ashtu sikurse as arsyet nuk do të mund t’i largojnë apo ndikojnë tek dëshmitarët, duke theksuar se mbrojtja ka argumente të forta se nuk egziston aznjë bazë dyshimi se ai ka kryer veprën penale mbi të cilën rëndon.

Todoroviq pas seancës për caktimin e masës së arrestit të Dejanoviqit, preçizoi se ai sipas propozimit të Prokurorisë Speciale dyshohet se në periudhën e konfliktit luftarak të vitit 1999, ka kryer veprën penale të krimit të luftës kundër popullsisë civile.
“Thonë se egzistojnë dyshime themelore. Ne sigurisht që dyshime të tilla nuk egzistojnë çka i kemi thënë dhe para gjykatës. Paraqitëm prova të qarta dhe fakte se nuk egzistojnë dyshime të tilla, se ai nuk ishte prezent në atë vend për të cilin akuzohet”, qartëson Todoroviq.

Ky i fundit tha se Dejanoviq se prej 25 vitesh nga atëherë dhe para saj jeton në Kosovë dhe kurrë nuk është larguar, çka i shkon në favor sepse konfirmon se nuk i është fshehur çfarëdolloj faji.
“Paraqitëm gjithçka. Tashmë gjykata të vendosë nëse do shkojë në paraburgim. Besojmë dhe kemi argumente të forta se atëherë nuk ishte i pranishëm dhe se nuk egzistojnë dyshime bazike që të ketë kryer të tillë vepër penale, sikurse dhe arsyet për caktimin e paraburgimit, mundësinë e arratisjes dhe ndikimin tek dëshmitarët. Mendoj se është tërësisht i pabazuar propozimi i prokurorisë, por të presim vendimin e gjykatës. Shpresojmë që gjykata të marrë parasysh argumentet tona dhe që Aco Dejanoviq të lihet i lirë”, tha avokat Todoroviq.
Ky i fundit përsëriti se Dejanoviq në kohën kur ndodhi vepra për të cilën akuzohet përreth Kaçanikut, nuk punonte aty por ishte në tjetër vend.
“Kjo sigurisht është një prej provave më të zakonshme që kundër tij nuk qëndrojnë arsye për të cilat rëndojnë”, shtoi Todoroviq.