Tre serbët e ndaluar në hotelin “Rajska banja” janë liruar për mungesë provash
Tre serbët që u ndaluan në hotelin “Rajska banja” në Banjskë të hënën në mbrëmje janë liruar për mungesë provash, mëson Kosovo online.
Kujtojmë se katër serbët të cilët ishin arrestuar jo larg vendit të konfliktit të dielën në Banjskë janë liruar. Nga Prokuroria Speciale në Prishtinë kanë konfirmuar se dje janë liruar për mungesë provash.
Ndryshe, duke folur për arrestimin në “Rajska banja”, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka deklaruar të hënën se bëhet fjalë për dy persona të nacionalitetit serb, ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, po atë ditë ka njoftuar se aty janë arrestuar tre prej tyre.
Elshani më pas deklaroi se dyshohen për armëmbajtje pa leje dhe se hetimet do të tregojnë nëse kanë pasur ndonjë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Tre serbëve, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në konfliktin me policinë në Banjskë, iu është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë. Ata janë Bllagoje S, Vlladimir T. dhe Dushan M.
komentet