Tryezë e rrumbullaktë në Mitrovicën e Veriut: Paqartësi të panumërta në zbatimin e ligjit për të huajt dhe automjeteve

MITROVICA
Burim: Kosovo Online

Tryezë e rrumbullaktë rreth problemeve në zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet e organizuar nga OJQ Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC), është mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut, ku përfaqësues të institucioneve, sektorit civil dhe qytetarëve vunë në dukje vështirësi të shumta në praktikë, veçanërisht në lidhje me lëshimin e dokumenteve, lejeve të qëndrimit dhe regjistrimin e automjeteve.

Qëllimi i tryezës së rrumbullaktë, sikurse theksoi drejtori programues i qendrës Aleksandar Rapajiq, është të dëgjojë problemet konkrete me të cilat përballen qytetarët në praktikë, veçanërisht në lidhje me lëshimin e dokumenteve dhe proçedurat administrative.
"Shikojmë se ky ligj është zbatuar prej një muaji dhe pason me regjistrim të ri të cilin e lejoi qeveria kosovare dhe paraqet se regjistrimi dhe riregjistrimi i dokumentit shkon siç duhet, por në praktikë shikojmë se kjo nuk është tamam e saktë. Për këtë arsye, ftuam përfaqësuesit e institucioneve të vijnë sot këtu për të speguar paqartësitë që egzistojnë dhe ftuam qytetarët që kanë problem të vijnë dhe së bashku të shikojmë me këto institucione se si mund të shkohet deri në një zgjidhje", tha ai. Rapajiq spegon se në praktikë egzistojnë vështirësi, që zyrat administrative që bëjnë zëvendësimin e dokumenteve kërkojnë ndonjë dokument që nuk parashikohen në rregullore, nuk pranojnë dokumente të caktuara ose kërkojnë ndonjë tjetër. "Kemi raste që pak a shumë në komunë për këtë muaj kemi gati 100 në secilën prej katër komunave veriore që janë refuzuar për ndonjë arsye, që do të thotë gjithsej gati 400 persona që për këtë muaj u janë refuzuar për ndonjë arsye se u mungon një dokument, se nuk mund t’a pranojnë këtë, kështu që i gjithë procesi ka humbur paksa kuptimin nëse kaq shumë persona refuzohen. Zyrtarët fjalë për fjalë kanë mundësinë t'ju kërkojnë çdo dokument ose t'ju refuzojnë dokument nëse duan. Në përgjithësi nuk egziston standardizim se çfarë kërkohet dhe veç asaj që jepet si listë e dokumenteve që kërkohen, shpesh kërkohen ndonjë shtesë", theksoi Rapajiq.

Jetmir Haziri nga Agjencia e Regjistrimit Civil theksoi se në periudhën e ardhshme do të angazhohet ekip i veçantë ekspertësh që do të zgjidhin të gjitha çështjet specifike në terren.
"Besojmë se rrjedha aktuale e ngjarjeve është në nivel të përshtatshëm dhe në përputhje me përgatitjet. Inkurajojmë të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë këtë dritare që u kemi mundësuar", tha Haziri gjatë diskutimit.
Valon Krasniqi nga Departamenti për Azil dhe Migracion tha se i vinte keq që përfaqësuesit e komunave nuk asistojnë në tryezën e rrumbullaktë duke shtuar se kapacitetet e Zyrës së Azilit dhe Migracionit u rritën për të lehtësuar këtë proçes.
"Proçesi po shkon fort mirë. Kemi gati 500 aplikime në Mitrovicë dhe tashmë kemi marrë vendimet e para, 70 prej tyre për leje qëndrimi, bashkim familjar e të ngjashme. Sfidat eventuale janë raste specifike që zyrtarët tanë po përpiqen t'i zgjidhin. Nuk ka probleme të pazgjidhshme", tha Krasniqi.
Panelistët nga komuniteti sërb theksuan tek ajo që qytetarët që refuzohen gjatë aplikimit për leje qëndrimi nuk marrin vendim me shkrim, por vetëm verbalisht.
Qëndrim Bytyçi nga Departamenti Juridik në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha se nuk lëshohet refuzim me shkrim sepse, nëse dikujt i refuzohet leja e qëndrimit, ai duhet të largohet nga territori i Kosovës dhe do të duhet të deportohet, çka për tani nuk është bërë. Qytetarëve, sikurse tha, u mbetet mundësia që më pas të sjellin dokumentet që mungojnë dhe kështu marrin leje qëndrimin.
Ai shtoi se aplikimet për leje qëndrimi për shkak të punës ende nuk janë duke u përpunuar.
"Nga 180 raste, momentalisht nuk ka asnjë refuzim. Shpresojmë që kur të konkludohet ky proçes, mos të kemi asnjë rast refuzues që askush të mos dëbohet nga Kosova. Nëse dokumentet nuk plotësohen, do t'i japim mundësinë të vijë për herë të dytë dhe të sjellë dokumentet që mungojnë, tamam që ai të mos refuzohet dhe të largohet", tha Bytyçi.
Ky i fundit tha se njerëzit që janë në proçesin e marrjes së lejeve të qëndrimit, nuk do të largohen nga policia sepse janë në proces dhe më pas mund të qëndrojnë në territorin e Kosovës.
Probleme të mëdha, sipas flalëve të panelistëve, shfaqen në rastet e marrjes së shtetësisë, ku zyrtarët në komuna marrin dokumente, por vendimet merren në Prishtinë. Në këto raste, ka ndodhur që zyrtarët nuk u kanë dhënë informacion të mirë qytetarëve.
"Në rastet e aplikimit për shtetësi, afati i vendimarrjes është 6 muaj dhe nuk ka asnjë rast të aplikoni pa marrë vendim. Ka raste kur qytetarët nuk janë informuar për vendimin e marrë. Gjithçka duhet të merret brenda 6 muajve. Pas vendimit të komisionit, mund t’i drejtoheni dhe gjykatës dhe ankoheni nëse mendoni se jeni refuzuar padrejtësisht", shtoi ai.

Bytyçi sqaroi se kartat sërbe të identitetit të lëshuara nga ana e administratave policore të qyteteve në Kosovë, kanë vlefshmëri deri më 16 mars 2027, një vit nga fillimi i periudhës së aplikimit, por që 15 qershori është afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve zëvendësuese.
Ndihmëskomandanti i Policisë Kosovare për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se që nga 16 marsi janë lëshuar 224 paralajmërime dhe 21 gjoba dhe beson se proçesi po shkon mirë.
"Probleme nuk ka, policia, si çdo polici, zbaton ligjin për automjetet. Për shembull, nëse ndalon dikë dhe ai ka urgjencë, atëherë policia e lë të lirë. Njeriu është aty, polici është njeri, nuk është makinë, ne thamë që implementojmë ligjin dhe e implementojmë si njerëz. Nëse ka rast kur gruaja lind, ke nevojë urgjente të shkosh në spital, diçka e tillë, polici të lë të shkosh. Përndryshe, ligji thotë që këto makina duhet të shkojnë në doganë. Ne nuk i marrim makinat, japim veçse paralajmërim", theksoi ai.

Shtoi se gjoba që është lëshuar, ka vlerën e 200 eurove dhe nëse paguhet brenda dy javësh, shuma përgjysmohet, ndërsa konfiskimi i automjetit është masa e fundit që nuk është zbatuar deri më tani.
"Kemi dhënë më shumë se në një muaj e gjysmë 21 gjoba dhe më shumë se 250 paralajmërime. Kemi atë që shkruam, mos e bëni më këtë, sikur njerëzit e dinë se nuk mund të drejtojnë makinën me leje. Ndërkohë, ka shumë automjete që tashmë janë larguar nga Kosova dhe ne i lëmë të shkojnë. Sapo i thonë policit që po shkoj në Sërbi, duhet të shes makina aty, kemi ndonjë rast, e lëmë të shkojë. Por që të kthehen pas, nuk mundën më", tha ai.
Elshani bën të ditur se nuk ka asnjë informacion rreth mundësisë së riregjistrimit të automjetit.
"Ne nuk kemi asnjë informacion se do të ketë ndonjë riregjistrim. Për ne, i thamë ministrit dhe Ministrisë së Brendshme, është mirë që t'i vihet pika kësaj. Mjaftoi ajo që ndodhi deri më tani, nga viti 2008 deri më tani, dhe mjafton për ne. që do të thotë se ne mendojmë si polici se nuk ka më kohë për të shkuar për riregjistrim. Dhe tani, nëse ligji ndryshohet për të gjithë Kosovën, ti mund të riregjistrosh automjetet më të vjetra se 10 vjet, sepse tek ne ka më pak se 10, atëherë kjo mund të jetë mirë për njerëzit që të shkojnë në doganë dhe ta regjistrojnë", spegoi Elshani.

Një nga panelistet nga sektori joqeveritar, Bllagica Radovanoviq, theksoi se për të ky nuk është ligj për të huajt, por ligj për regjistrimin civil.
"Ne që jetojmë në këtë territor nuk jemi të huaj, por jemi banorë dhe thjesht ndodh një ndryshim në udhëzimet administrative dhe miratohet ligji që duhet t’a respektojmë nëse duam të jetojmë në këtë territor. Megjithatë, drejtorët e të gjitha këtyre njësive administrative nga Prishtina, mendoj se nuk e kuptojnë mjaftueshëm dhe mendoj se vetëm për këtë çka thanë se çelën  dritare se u bë lëshim i vogël për komunitetin sërb. Sepse gratë që lindën në Novi Pazar, në Rashkë, në Kraljevo, këtë thjesht nuk mund të zgjedhësh dhe ato dokumente nuk njihen. Ka shumë probleme, afati është shumë i shkurtër, nuk është problem vetëm për këta zyrtarë në vetqeverisjen vendore të regjistrohen për të gjithë ne që jetuam këtu", spegoi ajo.
Radovanoviq në fund konkludon se pushteti në Prishtinë nuk i kupton mjaftueshëm apo nuk do t'i kuptojnë problemet e komunitetit sërb dhe dyshon në efektet e këtij dhe takimeve të ngjashme me qëllim zgjidhjen e problemeve.