Ellek dhe Arsiq: Sistemi shëndetësor e arsimor funksionojnë normal; Simiq: Po punojmë për zgjidhjen e ligjit për automjetet
Për rastin e nisjes së zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet, anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe, Igor Simiq u shpreh mbrëmjen e sotme se po punohet për gjetjen e zgjidhjes sesi qytetarët të mund të përdorin automjetet e tyre dhe se prioritet është ruajtja e sistemit arsimor e shëndetësor, ndërsa apeloi tek qytetarët që të jenë të duruar, sepse gjithçka që po bëhet, thekson ndërmerret në favor të popullit sërb. Kryetari i Listës Sërbe dhe drejtori i QKS Mitrovica e Kosovës Dr. Zllatan Ellek, theksoi se sistemi shëndetësor në veri të Kosovës funksionon normalisht, se të gjithë të punësuarit janë në vendet e tyre të punës dhe se kështu do të jetë edhe në të ardhmen. E njëjta situatë është dhe në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës, thotë rektori Nebojsha Arsiq, raporton TV Most.
"Sikurse ishte e rëndësishme çështja e zbatimit të Ligjit për të Huajt, gjithashtu është e rëndësishme të zgjidhet dhe çështja e automjeteve dhe sigurisht që prioritet është ruajtja e sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë, ruajtja e mijëra njerëzve që mund të preken nga Ligji për të Huajt, sipas vlerësimit tonë mbi 10,000 njerëz. Po ndërmerret luftë e fortë diplomatike me përfaqësuesit e Unionit Europian për të gjetur zgjidhje të përshtatshme që do t'u sjellë dobi qytetarëve tanë", tha Simiq.
Ky i fundit përsëriti se disa ide janë në tryezë dhe se shumë shpejt mund të shkohet deri në zgjidhje që do t'i sjellë dobi popullit sërb, nëse Prishtina tregon pak vullnet të mirë.
"Ajo çka është e rëndësishme është që të mos ketë ndëshkim të qytetarëve tanë dhe presim që kjo të vazhdojë, të tregohet tolerancë ndaj tyre ndërsa ky problem të zgjidhet. Të gjitha idetë që janë në tryezë janë të tilla që do të jenë në favor të popullit tonë. I lutem njerëzve tanë për durim. E di që kjo i prek që nuk mund t'i përdorin normalisht automjetet e tyre, se nuk është tekë, por nevojë për të shkuar tek mjeku, kopshti, për barna deri në Sërbinë qëndrore, për paga, pensione. Jini të durueshëm, po punojmë për të gjetur zgjidhje. Duhet të theksoj se as kjo zgjidhje që kemi për dokumentet, nuk 'ra nga qielli', nuk është dhuratë nga Prishtina, ky është fryt i punës së palodhur. Gjithçka që ju kanë thënë dhe mashtruar sikurse disa profesorë, që nuk jetojnë në këto vise se interesohen për Universitetin dhe që rektori dhe të gjithë ne që jemi pjesë e atij Universiteti nuk interesohemi. Kujdesemi edhe për automjetet dhe po tentojmë të gjejmë zgjidhje edhe për këtë çështje”, tha Simiq për TV Most.
Vuri në dukje se përsa i përket verifikimit të diplomave, ky është proçes që do t'u mundësojë njerëzve që janë të interesuar të punojnë në sistemin e Kosovës të aplikojnë për vende pune.
"Në familjen time, disa janë të punësuar, disa jo, askush nuk e ka verifikuar diplomën, përfshirë edhe mua, sepse nuk kam nevojë për të, sepse punoj në sistemin e Republikës së Sërbisë. Qytetarët përditë pyesin për këtë ndonëse janë në marrëdhënie pune në sektorin shëndetësor apo arsimor dhe nuk shikoj arsye që të pyesin për këtë, veçse nëse kanë qëllim të largohen nga vendi i punës që kanë dhe të aplikojnë për t'u bërë pjesë e një sistemi tjetër. I vetmi spegim logjik është ky. A mund të paraqesin kërkesë për të-po, a kanë nevojë për të-unë nuk e shikoj. Njerëzit kanë status ligjor pune brenda Republikës së Sërbisë, fitojnë të ardhura personale dhe ndahen të hollat për sigurim shëndetësor e pensional, kështu që nuk shikoj arsye për verifikim diplome. Përveçse sigurisht, për njerëzit që janë të papunë dhe dëshirojnë të konkurrojnë në ndonjë pozicion të lirë, kur bëhet fjalë për sistemin kosovar", tha Simiq.
Sistemi shëndetësor në veri të Kosovës funksionon normalisht
Sistemi shëndetësor në veri të Kosovës pas nisjes së zbatimit të Ligjit për të huajt funksionon normalisht, të gjithë të punësuarit janë në vendet e tyre të punës dhe kështu do të jetë dhe në të ardhmen, është shprehur kryetari i Listës Sërbe prof. dr Zllatan Ellek.
Ai bëri të ditur se qytetarët nuk duhet të shqetësohen dhe se zbatimi i këtij ligji nuk do të thotë integrim në sistemin kosovar.
"Sistemi shëndetësor është sistem jashtëzakonisht kompleks që nuk varet vetëm nga mjekët apo infermierët. Ky është sistem që lidh gjykatat. Ne kemi një numër profesorësh që punojnë në Universitetin e Prishtines dhe që janë të angazhuar këtu tek ne në Qendrën Klinike të Mitrovicës së Kosovës dhe që kanë dezhurne. Me zbatimin e Ligjit për të Huajt, i cili duhej të interpretohej autentikisht, ata nuk do të ishin në shërbim të pacientëve tanë. Njëkohësisht pacientët tanë në gjendje të rëndë nuk do të mund t’i transportonim tek institucionet tona më të mira shëndetësore të treta, para së gjithash këtu mendoj për Qendrat Klinike në Beograd, Kragujevac, Nish dhe Novi Sad, për shkak të automjeteve tona, të cilat janë të gjitha të regjistruara tek institucionet nga Sërbia qëndrore, pra ato kanë targa nga Novi Pazari, Beogradi, Kragujevaci... Ndaj dhe ne funksionojmë në sistemin e Republikës së Sërbisë", spegon Ellek.
Sikurse thekson, më e rëndësishme është që qytetarët të dinë se dy pjesë duhet të ndahen-njëra pjesë ka lidhje me ligjin për të huajt dhe për automjetet dhe tjetra-ajo çka na frikëson më shumë, që është integrimi në atë sistem.
"Deri më tani, deri më sot, Igor Simiq e ka thënë këtë në disa raste, si dhe rektori në të gjitha fakultetet dhe unë si drejtor i Qendrës Klinike Spitalore dhe si kryetar i Listës Sërbe. Përfaqësuesit e Listës Sërbe, përfshirë mua, Simiqin dhe të gjithë ne që shkojmë në takime me bashkësinë ndërkombëtare, kurrë nuk kemi zhvilluar bisedime rreth integrimit të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin kosovar deri më sot. Ajo çka nuk duhet t'i shqetësojë qytetarët tanë, është se Qendra Klinike Spitalore ofron kujdes shëndetësor të vazhdueshëm, 24 orë dhe pas 16 marsit, është tërësisht normale, të gjithë punonjësit janë në vendet e tyre dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen", tha Ellek.
Rektori i Universitetit të Prishtines me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës Nebojsha Arsiq, thotë se situata është e ngjashme me atë në sektorin shëndetësor, pra tërësisht normale. "Tensioni u ul, megjithëse ne nuk e ndalëm fare punën, pavarësisht të gjitha sfidave dhe kërcënimeve dhe atyre letrave që erdhën nga Prishtina rreth zhvendosjes nga ndërtesa e Fakultetit të Shkencave Teknike e të ngjashme. Të gjitha këto ishin forma presioni të dallueshme që u sinkronizuan, nuk është rastësi kjo", thekson Arsiq.
Sikurse shton, e gjithë kjo arriti në buzë, kështu që u krijua tension i madh, por pavarësisht kësaj, sipas fjalëve të tij, Universiteti i kreu të gjitha aktivitetet normalisht.
"Nëse ky ligj do të kishte hyrë në fuqi, Universiteti momentalisht do të kishte ndaluar praktikisht menjëherë punën. Ne bërëm plane të ndryshme, nëse do të ndodhte më e keqja. Kalim në mësimdhënie hibride. Ne nuk pritëm vetëm se çfarë do të ndodhte, që të na zinte në befasi. Jo. Ne i morëm parasysh të gjithë skenarët e mundshëm, por për fat të mirë nuk kishte nevojë për këtë. Vazhdojmë normalisht të punojmë, nisëm aktivitetet, që lidhen me fushatën, për regjistrimin e brezit të ri studentësh. Ja këtu, sot në FSHT u mbajt Dita e Hapur, plot me gjimnazistë", tha Arsiq.
Sikurse tha, kjo është ajo çka i guxon.
"Një e treta e studentëve tanë vijnë nga pjesë të tjera të Sërbisë, gati 50% e mësuesve janë pa dokumente prishtinase. Ndaj, nëse kjo do të kishte hyrë në fuqi pa marrëveshje, puna jonë do të kishte qenë tërësisht e pamundur, por do të vështirësohej drastikisht me perspektiva të këqija për të ardhmen", tha rektori Arsiq.
Ky i fundit shton se pret punë normale dhe organizim më të mirë për të mirëpritur në mënyrën më të mirë brezin e ri të studentëve.
0 komentet