Ullutash: Optimizimi i KFOR gradual, Ballkani Perëndimor me rëndësi strategjike për NATO
Komandanti i Kfor gjeneral-major Ozkan Ullutash tha sot gjatë një deklarate në Këshillin e NATO, se synimi është optimizimi i këtij misioni në Kosovë që të jetë i aftë për zgjidhjen e mjaft skenareve të sigurisë.
Në deklaratën finale në lidhje onlajn, Ullutash, bashkëbiseduesve u ofroi informacion për përpjekjet e vazhdueshme të KFOR të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.
Ullutash tregoi se kjo bëhet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kosovare dhe EULEKS, në rolet e tyre përkatëse si aktorë të sigurisë.
Sikurse bëhet e ditur në deklaratën e NATO, Ullutash shprehu pikëpamjet mbi përpjekjet për të optimizuar pozitën e KFOR i cili rezulton nga "përmirësimi i vazhdueshëm i situatës së sigurisë në Kosovë".
"Procesi i optimizimit ka për synim të sigurojë që misioni të mbetet në përputhje me qëllimin. Bazohet tek kushtet në terren, zbatohet gradualisht dhe do të jetë tërësisht i kthyeshëm, nëse zhvillimet përkatëse të sigurisë e kërkojnë këtë. KFOR do të mbetet i plotë siç duhet, i pajisur, i trajnuar dhe i organizuar për zbatim dhe do të ruajë gatishmërinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për t'iu përgjigjur një game të plotë skenarësh sigurie", tha Ullutash.
Në deklaratën e NATO, bëhet e ditur se Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësisë strategjike për Aleancën.
"Përkushtimi i NATO për të mbështetur sigurinë e përhershme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, është i palëkundur. NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës me mbështetjen e BE, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura nën respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve", shtohet në deklaratë.
Gjeneral-Major Ullutash në mes të tetorit do të përfundojë mandatin e tij të dytë në krye të KFOR dhe do t’a pasojë gjeneral-majori italian Roberto Vergori.
Ndërkaq, Ullutash së fundmi në intervistë për Kosovo Onlajn, mes të tjerave tha se KFOR ruan mandatin e vet të sigurisë dhe do të vazhdojë t’a zbatojë plotësisht dhe paanësisht duke respektuar shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë dhe sërbe dhe se NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor prej viteve ‘90 dhe se KFOR është treguesi konkret i përpjekjeve të Aleancës në këtë kuptim.
0 komentet