Dita e katërt e protestave në Zubin Potok: Familjet kërkojnë që të arrestuarit të mbrohen në liri

zubin potok
Burim: Kosovo Online

Në qendër të Zubin Potokut sot për të katërtën ditë radhazi, u mbajt protesta e familjeve të sërbëve të arrestuar nën akuzën e krimeve të luftës ku ata po mbahen ende në paraburgim. Familjet dhe qytetarët e tubuar kanë ripërsëritur kërkesën që të arrestuarve t’u mundësohet mbrojtja nën liri.

Për të katërtën ditë radhazi protestës i është bashkuar Daniela Gjuriq, bashkëshortja e të arrestuarit Dalibor Gjuriq.

“Dëshiroj t’u drejtohem të gjithëve që na ndjekin se ndodhemi në situatë të vështirë dhe qëndroj pas bashkëshortit tim, pasi ai është njeri i pafajshëm. Jemi në situatë të vështirë, nën stres dhe thjesht do të dëshironim që sa më parë të dihet dhe të konfirmohet se janë arrestuar njerëz të pafajshëm” thotë Gjuriq.

Dalibor Gjuriq u arrestua më 27 shtator në Ditën e Kryqit në aksionin e koduar “Dosja 23“, ku u ndaluan edhe tetë banorë të tjerë të Zubin Potokut.

Daniela thotë se atë ditë më shumë se 50 pjestarë të armatosur të njësisë speciale i’a behën në familjen e saj për të ndërmarrë kontroll.

“Dhe fëmijët ishin këtu, e tmerrshme, mos e dhëntë Zoti tek askush”, tha Daniela.

Kjo e fundit tha se me bashkëshortin e saj në paraburgim është jashtëzakonisht e rëndë pasi ai kujdeset për familjen.

“I lutem Zotit dhe të gjithëve i falenderoj që na kanë mbështetur që të dalë sa më parë. Kërkojmë që ata të lirohen dhe të mbrohen nën liri. Sido që të vendosin, si t’i lirojnë apo të mbrohen nën liri, vetëm të jenë me fëmijët e tyre në shtëpi” thotë Daniela.

Sllavica Llepoviq, bashkëshortja e të arrestuarit Vukoja Llepoviq thotë se në protestë erdhi për t’i ofruar mbështetje bashkëshortit të saj.

“Më 27 shtator erdhën në mëngjes në orën 6 dhe e arrestuan. Ai është 70 vjeç. E keqtrajtuan. Kam ngelur e vetme” thotë Sllavica.

Familjet e të arrestuarve shpresojnë që të dashurit e tyre të lirohen dhe të mbrohen në liri sepse sikurse theksojnë, përherë kanë jetuar në Zubin Potok, nuk i’a kanë mbathur dhe nuk kanë se ku të shkojnë. Sllavica bën të ditur se Vukoje është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ai ka tension të lartë dhe zemrën nuk e ka mirë. Ata shpresojnë përditë që të lirohen. Ne do të donim të liroheshin apo t’u mundësohen që të mbrohen nën liri, sido që të jetë vetëm të kthehen. Se në ditët e vjetra, nuk i linte kockat aty ku nuk duhet” theksoi ajo.

Stojadinka Gjuriq pas arrestimit të bashkëshortit, Draganit, mbeti e vetme me të bijën e cila është me aftësi të kufizuara dhe sikurse thotë, mesi arrijnë të përballojnë situatën që ka ndodhur

“Mbetëm të vetme në shtëpi, unë dhe vajza që është e sëmurë qysh nga lindja. Ka sëmundjen e vet. Jetoj në fshatin Crepulja, e çoj këtu në shkollë, ajo shkon në shkollë të veçantë. Gjithë kujdesi ngelet tek unë që të merrem me të. E morën të pafajshëm, nuk na thanë arsyen se përse, si dhe përse, vetëm e morën. Thanë: 'Do t'ju thotë përse iku'. Është e vështirë të kujdesesh për të gjitha këto, për të, për vizitat dhe për fëmijën. Jetoj e vetme në shtëpi. Nuk është e lehtë, por luftojmë sa të mundemi” thotë Stojadinka.

Kjo e fundit shton që e vetmja gjë që kërkon është që bashkëshorti i saj të lirohet dhe të mbrohet nën liri.

“Vetëm të vijë tek fëmija i vet, është shumë i lidhur me të. Nuk mundet në asnjë moment që të mos flasë me të në telefon sepse për të është e vështirë të flasë dhe ajo vuan shumë për të. Është shumë e lidhur me të. Kurimi i saj do të vijë, ka nevojë për proteza dhe operacione të tjera në qiellzë. Unë nuk kam mundësi e vetme t'i bëj të gjitha, ta çoj dhe të kujdesem për të. Vetëm të vijë në liri, të kthehet në shtëpi, tek fëmija dhe të jetojë siç jetonim. Ishte i ndershëm, punëtor, e morën të pafajshëm, nuk dimë arsyen përse e morën", tha Stojadinka Gjuriq.

Kujtojmë se Policia Kosovare më 27 shtator, në orët e para të mëngjesit në Zubin Potok, arrestoi nëntë persona me dyshimin se kanë kryer "krime lufte kundër popullsisë civile".

Policia Kosovare dhe Prokuroria Speciale atëherë njoftuan se në kuadër të punëve hetimore për rastin e krimeve të luftës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën mbështetjen e njësive të tjera speciale policore, ndërmorri operacion nën emrin e koduar "Dosja 23" në territorin e Komunës së Zubin Potokut, duke vepruar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.