Vuçeviq: Kurti ëndërron "Shqipërinë e Madhe", nuk do të ndalet derisa të realizojë ëndrrën e vet
Ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq thotë se pas pritjes si ajo që pati kryeministri kosovar Albin Kurti në Tetovë, është e qartë se ka mbështetje të madhe se atij i është lejuar gjithçka dhe dëshiron “Shqipërinë e Madhe” transmeton RTV.
I ftuar në emisionin “Mëngjesi i ri” në TV Pink, Vuçeviq shtoi se dhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi gabuan rreth çështjes së Kosovës, por tani po u kthehet mbrapsht.
“Hapën kutinë e Pandorës, por harrojnë se më shumë malazezë jetojnë në Sërbi. Mendoj se egziston konsensus mbarëshqiptar që e shohin këtë moment historik si shans për bashkim, ndërsa Albin Kurti ëndërron Shqipërinë e Madhe dhe nuk do të ndalet deri sa t’a realizojë. Por në Kosovë përherë e më pak ka banorë e fëmijë, sërbët gjithashtu po dëbohen” thotë Vuçeviq.
Ky i fundit thekson se takimet që presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq do të ketë sot dhe nesër në Hungari me kryeministrin e këtij vendi Viktor Orban dhe presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, janë shumë të rëndësishme për Sërbinë.
"Të dy takimet janë të rëndësishme për ne. Hungaria është avokati më i mirë i Sërbisë, nëse mund të them kështu në Bashkimin Europian. Marrëdhëniet me Turqinë për ne janë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme pasi janë superfuqi e cila mes të tjerash, ka dhe numrin më të madh të ushtarëve të KFOR. Ajo çfarë është problem për ne është armatosja e FSK dhe ne duhet të tregojmë qëndrimet, cili është pozicioni i Sërbisë, cilat janë vijat e kuqe. Takimet nuk do të jenë të lehta për Vuçiqin, sepse merr pjesë e gjithë ish-Jugosllavia, përfshirë dhe Kosovën, Rumaninë e Bullgarinë, si dhe Ukrainën” tha Vuçeviq.
Ky i fundit theksoi se presione të mëdha ndaj Sërbisë siç bëri të ditur Vuçiq, do të nisin nga takimi i cili është bërë i ditur për në 22 gusht.
“Presionet janë konstante, por ajo çfarë tha presidenti është ndasi e plotë në Sërbi në atë se ku duhet të jemi, veçse nuk duhet të jemi në karrigen sërbe. Për të qenë sërbë, duhet të jemi amerikanë apo rusë. Mendoj se mundemi të jemi vetëm sërbë. Flamurin e askujt nuk do të varim krahas atij sërb, vetëm kur na vijnë të ftuarit. Të gjithë flamujt i respektojmë, por yni na duhet. Kjo është politika e të menduarit me kokën tonë, e shtetit të lirë, politikë të cilën e zgjedhin qytetarët tanë. Përderisa të tillë politikë udhëheq Aleksandar Vuçiq, do të ketë të gjithë mbështetjen tonë” ka shtuar Vuçeviq.
Ky i fundit shtoi se Sërbia vitin pasues do të ketë akoma ngritje të performancës të Ushtrisë në listën e rangut botëror.
"Ky është rеzultat i politikës dhjetëvjecare të investimeve në ushtri. Për ne kjo është sfidë që të vazhdojmë më tej për të mbrojtur ushtrinë tonë, ajo është mbrojtësja më e mirë e lirisë dhe pavarësisë së Sërbisë. Po të mos kishim të tillë ushtri, mendoni se çfarë do të bënte Kurti. Investimet në ushtri janë investime për të ardhmen tonë. Pa mendojeni sikur të na vinin gjithçka prej Federatës Ruse apo Kinës, çka nuk vijnë për shkak të gjeopolitikës, ku do të ishim ne sot” përmbyll Vuçeviq.
komentet