Vuçeviq: Prej nesh askush nuk kërcënohet, njohim sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve të njohura ndërkombëtarisht
Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq tha sot se pozicioni i Sërbisë është kompleks dhe sfidues, por i vendosur në kënvështrimin e politikës liridashëse dhe të pavarur, raporton RTV.
"Politika e Sërbisë është të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon. Prej nesh askush nuk kërcënohet. Ne njohim sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve të njohura ndërkombëtarisht. Njohim dhe popujt e tyre, gjuhët, flamujt dhe të gjitha atributet e shtetësisë së tyre. Sërbia mbetet e përkushtuar për rrugën europiane, por edhe për ruajtjen e miqësive tradicionale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, sepse ky është parakusht për përparimin e të gjithë popujve që jetojnë në këtë hapësirë”, tha Vuçeviq për Tanjug.
Duke komentuar takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë, ku morën pjesë përfaqësues të BE, si dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, Vuçeviq shtoi se në Athinë ka pasur shumë takime dypalëshe dhe se është diskutuar dhe rreth sfidave të sigurisë, ekonomike dhe energjetike. si dhe marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Greqisë ndaj njohjes së të ashtuquajturës Kosovë.
“Kryeministri i Greqisë Micotaqis i konfirmoi presidentit Vuçiq se Greqia nuk do të ndryshojë politikën e saj në lidhje me K&M, pra integritetin territorial të Sërbisë”, tha Vuçeviq.
Ky i fundit shtoi se grekët e patën mirëorganizuar takimin dhe se nuk përdorën emërtesat Sërbia apo Kosova, por Beogradi dhe Prishtina.
„Natyrisht dhe takimi me Volodimir Zelenskin ishte mundësi për Sërbinë për të vënë në dukje se respekton integritetin territorial të Ukrainës, nisur nga e drejta fondamentale që u përket të gjitha shteteve, e kështu edhe Sërbinë, rreth paprekshmërisë së kufijve”, theksoi Vuçeviq.
Ky i fundit bëri të ditur se Zelenski konfirmoi qëndrimin e Ukrainës se nuk do të ndërmarrë vendime që do të cënojnë integritetin territorial të Sërbisë.
"Ukraina kurrë nuk i ka bërë të keqe Sërbisë. Nuk mori pjesë në agresionin e vitit 1999 ndaj Republikës Federative të Jugosllavisë dhe nuk e njohu pavarësinë e Kosovës. Ashtu sikurse dhe Sërbia nuk bëri asgjë ndaj Ukrainës. Dhe kjo duhet respektuar" tha Vuçeviç.
Ky i fundit theksoi se mesazhet nga Athina për Sërbinë janë shumë të rëndësishme dhe se ky është sukses i diplomacisë sërbe dhe rezultat i politikës së mirë të presidentit Vuçiq.
Vuçeviq tha se takimi i Vuçiqit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Budapest gjithashtu ishte shumë i rëndësishëm, pasi Turqia më e pakta është fuqi rajonale dhe shtet që ka ndikim të rëndësishëm në të gjitha vendet ballkanike.
"Sërbia ka interes kombëtar që të ketë marrëdhënie të mira me Turqinë. Dhe unë mendoj se gjëja e mirë për Sërbinë ishte që Erdogan fitoi zgjedhjet, sado që ne nuk pajtohemi për çështjen e K&M, por ai është një njeri që ngjall besim se Turqia do të udhëheqë, kur bëhet fjalë për ne, politikë të balancuar” tha Vuçeviç.
Ky i fundit shtoi se në takimin e Budapestit u konfirmua dhe “miqësia historike” e Sërbisë me Hungarinë.
"Ne nuk jemi kaq të ndërgjegjshëm se sa sukses është ky për Sërbinë. Ne e kemi përmbysur plotësisht situatën me fqinjin tonë verior. Historikisht kemi pasur periudha shumë të vështira me Hungarinë. Kemi gabuar si njëri dhe tjetri duke bërë gjëra jo të bukura. Sot përfituam se Hungaria është pothuajse bashkëpunëtori më i mirë i Sërbisë”, tha Vuçeviq dhe theksoi se vjen nga Novi Sadi dhe se 20 apo 30 vjet më parë të tillë marrëdhënie mes dy vendeve ishte pothuajse e paimagjinueshme.
Vuçeviq theksoi se merita më e madhe për këtë i takon presidentit Vuçiq dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban.
0 komentet