Vuçiq: Bashkëpunim i rëndësishëm me anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendet anëtare të “Parlamenteve të nismës ekonomike të Detit të Zi” (PS CES) vetëm përmes bashkëpunimit kanë mundësinë të kontribuojnë thelbësisht në hartimin e zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat globale, transmeton RTV.
Në mesazhin përshëndetës të Vuçiq lexuar nga Igor Beçiq drejtuar Kuvendit të Përgjithshm të Nismës së Detit të Zi në seancën e tij të 60-të të mbajtur sot në Beograd, vihet në dukje se vitin e ardhshëm finalizohet 30 vjetori i krijimit të Organizatës së Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi.
Vuçiq shprehu kënaqësinë që Beogradi ishte mikrpitës i Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate.
“Jam i bindur në mikpritjen tonë tradicionale”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se rrethanat aktuale gjeopolitike me të cilat përballet bota, na kujtojnë sesa të rëndësishëm janë të gjithë mekanizmat të cilat inkurajojnë bashkëpunimin.
Vuçiq beson se është detyrë e vendeve të organizatës që të forcojnë raportet e ndërsjellta në të gjitha fushat kryesore rreth të cilave u mblodhën dhe themeluan, me shpresën se duke punuar së bashku, do të kontribuojnë për një jetë më të mirë për qytetarët dhe përparimin e shteteve.
Ministri i jashtëm Ivica Daçiq në fjalën e tij përshëndeti të gjitha vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi dhe vuri në dukje se puna e kësaj organizate është bërë edhe më e rëndësishme për shkak të situatës komplekse në nivel global.
”Konflikti i armatosur në Ukrainë shkaktoi ndryshime tektonike në strukturën e sigurisë dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe bashkimit krijoi një dimension të ri”-tha Daçiq.
Ai tha se temat që lidhin vendet anëtare të organizatës janë: çështjet ekonomike, zhvillimi i demokracisë, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në rajon, mbrojtja e mjedisit, bashkëpunimi në fushën e kulturës, arsimit. si dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe bashkësitë e tjera evropiane dhe ndërkombëtare.
Kryetari i Kuvendit Popullor të Sërbisë Vladimir Orliq me këtë rast ka thënë se bashkëpunimi rajonal është një prej prioriteteve të politikës së jshtme të Sërbisë.
Ai theksoi se Sërbia jep një kontribut të rëndësishëm për Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, si dhe për forcimin e efikasitetit të saj.
Orliq theksoi se që prej antarësimit të saj në këtë organizatë në vitin 2004, Sërbia ka qenë e vendosur të zhvillojë dhe forcojë raportet miqësore me të gjitha vendet anëtare.
“Për Sërbinë prioitet kryesor janë ruajtja e paqes dhe stabilitetit si në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe më gjerë, ekzistenca e bashkëpunimit me përfitim reciprok në të gjitha fushat dhe dialogu si mjet për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura”, tha Orliq.
Deputetët nga të 13 vendet anëtare të PS CES janë mbledhur sot në Kuvendin e Serbisë, së bashku me të ftuar nga vende të tjera dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, pas një pauze të gjatë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Temat e debatit të përgjithshëm do të jenë roli i parlamenteve dhe bashkëpunimi ndërparlamentar në stimulimin e rritjes ekonomike në rajonin e Detit të Zi, sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë në vendet anëtare të CES pas pandemisë, roli i parlamenteve në stimulimin e investimeve të huaja, si dhe ndikimin social të krizës së refugjatëve në vendet anëtare të CES.
Në seancën e Kuvendit të përgjithshëm të kësaj organizate, vec Sërbisë marrin pjesë edhe delegacionet e vendeve anëtare si Maqedonia e Veriut, Rumunia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani, Moldavia, Federata Ruse, Turqia dhe Ukraina.
komentet