Vuçiq: Gjykata nuk dëshiroi që të shembte kredibilitetin e UÇK
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq theksoi se gjykata nuk dëshiroi që të shembte kredibilitetin e UÇK dhe nuk konfirmoi fajësi ndaj liderëve të UÇK për sulme sistematike ndaj popullatës civile dhe krime kundër njerëzimit. Vuçiq vuri në dukje se populli sërb nuk do të duhet që me asnjë eufori të pranojë këtë vendim, por të presë me durim, por që i mirëkupton mesazhet që mbërritën sot për të cilat tha, dëshmojnë më së miri se në çfarë standartesh të dyfishta dhe hipokrizish përballet Sërbia.
Vuçiq në nisje të fjalimit, tha se për Sërbinë është me rëndësi të veçantë ruajtja e paqes dhe stabilitetit duke shtuar se nuk egziston asgjë më e rëndësishme sesa kjo.
“Besoj në atë çka emocionet janë kaq të larta edhe pas 27, 30 dhe 35 vitesh qysh nga konflikti në territorin e ish-Jugosllavisë flet se është bërë shumë padrejtësi, por dhe se të gjithë nuk ishim mjaftueshëm të gatshëm të përballeshim me gabimet tona dhe krimet që u kryen në emrin tonë, por besoj se sigurisht në të ardhmen, zgjidhja qëndron tek bisedimet, mirëkuptim të madh dhe dialog me të gjithë”, spegoi presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit tha se vendimi i shkallës së parë u dha para gjykatës së Kosovës.
“Ata krijuan atë mekanizëm special nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të shmangur formimin e tribunalit ad hoc të formuar kundër sërbëve dhe popullit sërb”, theksoi Vuçiq.
Ky i fundit kujtoi se para gjykatës së të ashtuquajturës Kosovë sot, katër persona u dënuan me 25, 25, 18 dhe 13 vjet, pra gjithsej 81 vjet.
“Ajo çka është e rëndësishme të them në faktet e mëposhtme, para së gjithash, trupi gjykues nuk konfirmoi jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm egzistencën e sulmit të përhapur apo sistematik ndaj popullsisë civile. Nuk dëshironin që si gjykatë e të ashtuquajturës Kosovë, të shembnin kredibilitetin e UÇK e sigurisht që nuk hyrën në thelbin e çështjes për formimin e forcave për shkëputjen e Kosovës nga Sërbia dhe RFJ. Për çështjen e këtij vendimi të sotëm të shkallës së parë, aktakuza kishte dhjetë akuza, gjashtë prej të cilave kishin të bënin me krime kundër njerëzimit. Për të gjashtë akuzat-persekutim, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje, persona të zhdukur, fajësia nuk është vërtetuar”, spegoi Vuçiq.
Kur është fjala për pikat e aktakuzave që lidhen me krimet e luftës, shtoi se ato përfshinin heqje të paligjshme të lirisë për të paktën 385 persona, trajtim mizor të paktën 49 personave, torturë të paktën 303 personave dhe vrasje të 96 personave. Për këtë është vërtetuar përgjegjësia penale individuale.
Spjegoi se u hodhën poshtë të gjashtë akuzat që kishin të bënin me krime kundër njerëzimit sepse gjykata vendosi që sulmet ishin drejtuar ndaj individëve dhe jo mbarë popullsisë se aktakuza nuk përfshinte krimet më të mëdha kundër sërbëve pas 10 qershorit 1999, sepse konsiderohej se nuk kishte krime lufte pas mbërritjes së KFOR.
Vuçiq numëroi dhe rastin e "Shtëpisë së Verdhë" që nuk ishte pjesë e aktakuzës, si dhe as qëllimi i UÇK për të luftuar për pavarësinë e Kosovës, çka sikurse thotë, është krim i veçantë i pa precedent dhe se as rrëmbimi i sërbëve në Rahovec, rrëmbimi i minatorëve në Belaqevc, vrasja e sërbëve në liqenin Radoniqit, as krimi në Kleçkë nga korriku deri në gusht të vitit 1998, as likuidimi i familjes sërbe në Gjakovë më 12 qershor të vitit 1999, as zhdukja e sërbëve në fshatrat Zhaç, Klinë, Vushtrri, as vrasja e At Haritonit, vrasja e Marica Miriqit para të ëmës, fëmijëve në Bistricë, "pogromi i marsit"...
"E gjithë kjo nuk u mor parasysh dhe për ato gjashtë pika që kanë të bëjnë me veprat më të rënda penale, nuk u shpallën fajtorë. E rëndësishme është se nuk kemi arsye të jemi të lumtur e as të trishtuar", tha presidenti i Sërbisë.
Vuçiq spegoi se veç ankimimit, si organ i shkallës së dytë, në rastin e Odave të Specializuara të Kosovës, egziston dhe instanca e tretë-Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
"Madje dhe të konfirmohet vendimi dhe për mua kjo vështirë t’a besoj, egziston dhe shkalla e tretë, e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese e Kosovës, e cila mund t’a kthejë procesin në vendimin e shkallës së parë, nëse gjen shkelje se është cënuar ndonjë e drejtë. Ndaj nuk duhet t’a pranojmë këtë vendim me asnjë eufori, por të presim me durim dhe t'i kuptojmë mirë mesazhet që mbërritën sot", tha presidenti Vuçiq.
Ky i fundit vuri në dukje reagimet e Albin Kurtit, presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, ministrit në Qeverinë e Malit të Zi Nik Gjeloshaj, politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, si dhe deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme Kroate, e cila, siç tha, duke e etiketuar vendimin si të padrejtë dhe duke lavdëruar UÇK, tregon më së miri se me çfarë lloj problemesh dhe sa hipokrizish po ndeshet Sërbia.
Vuçiq tërhoqi vëmendjen që sot, pas leximit të vendimit, ka patur sulme nga shqiptarë të zemëruar që sulmuan EULEKS në Prishtinë, si dhe autoritetet holandeze në Hagë.
"Kuptohet se nuk do të ketë reagim të fortë për këtë", konstatoi Vuçiq dhe tha se askush nga ata që janë shtyrë gjithmonë nga forca të ndryshme në konflikte ndaj sërbëve, nuk mendon të heqë dorë nga politika e injorimit dhe anulimit të çdo lloj krimi kundër popullit sërb.
Vuçiq theksoi se sërbët duhet të vijojnë edhe më fort të kultivojnë kulturën e kujtimit të viktimave të tyre, sepse askush tjetër nuk do t'i kujtojë ose përmendë ata.
"Ky për ne është leksion i madh për standardet e dyfishta në botën rreth nesh. Mund të keni vendim përfundimtar, por sërbët do të jenë përherë kriminelë, ndërsa të tjerët heronj. Të gjithëve kjo do t'u lejohet, veç sërbëve, të cilët nuk duhet të ngrihen dhe të ngrenë kokën dhe nëse e ngrenë, e thënë metaforikisht, u’a presin", tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se mesazhet e Sërbisë janë paqja, qetësia, dialogu dhe stabiliteti.
"Kjo është ajo çka i shkon më shumë për dorazi Sërbisë, pavarësisht nga të gjitha ato që pamë, mësuam dhe vëzhguam sot. Shumë gjëra nuk na surprizuan, disa po, veçanërisht heshtja dhe hipokrizia e bashkësisë ndërkombëtare", nënvizoi Vuçiq.
Gabimi i bashkësisë ndërkombëtare, ndërprerja e dialogut
Presidenti theksoi se beson se ishte gabim që bashkësia ndërkombëtare lejoi që dialogu me Prishtinën të ndërpritej, sepse disa me akte dhune tentuan të zgjidhnin gjërat në Kosovë.
"Dhe mirë u shkoi sepse kishin mbështetje të madhe nga jashtë. Ne besojmë se dialogu është përherë zgjidhje më e mirë se çdo konflikt, se çdo gjë dhe dëshirojmë vazhdimin e dialogut. Gjithashtu përherë do të dëshirojmë të bisedojmë me të gjithë në mjedisin tonë, pavarësisht se çfarë thanë për ne dhe çfarë menduan për ne, por jo duke u shërbyer atyre, por duke respektuar interesat e ndërsjellta", tha Vuçiq.
Sërbia, shtoi, do t'u shtrijë dorën të gjithëve.
"Nëse dëshirojnë-ok, nëse nuk dëshirojnë-asgjë askujt. Duhet të reagojmë me maturi, nuk ka arsye për gëzim, as për trishtim, as për asgjë. Mendoj se dita e sotme na tregoi më së miri se çfarë mendojnë shumë përreth nesh, për viktimat sërbe, për popullin tonë se si në thelb nuk janë të interesuar për viktimat sërbe, se sa shumë kurrë dhe asnjëherë nuk u ka interesuar, sepse historikisht ato nuk duhet të egzistojnë. Duhet të luftojmë që të mos e ndryshojnë plotësisht të kaluarën tonë. Nëse e ndryshojmë plotësisht të kaluarën tonë, atëherë ata do të na përcaktojnë dhe të ardhmen", paralajmëroi Vuçiq.
Ky i fundit vuri re se nëpër mediat në Kosovë e as në rajon nuk kishte tituj sikurse "monstra dënohet me 25 vjet".
"Asnjë. Çdo sërb, në çdo titull të tyre, nga Zagrebi, Sarajeva, Podgorica, Prishtina është përherë monstër. Monstër ose gjakatar. Nuk egziston term i tretë. Nuk egziston emër të tretë që përdorin. Ose monstër, ose gjakatar. 'Gjykim i padrejtë', 'dënim i padrejtë'-kjo është narrativa që ata kanë përdorur për 25, 30 vjet. Ne jemi gjakatarë dhe monstra, ndërsa ata dënohen padrejtësisht, pavarësisht asaj sesi dhe sa krime të rënda kanë kryer", vuri në dukje presidenti Vuçiq.
Pyetjes nëse pret që ndokush që ka kryer krim kundër sërbëve do të arrestohet dhe procesohet, u përgjigj se edhe këto vendime janë nën pikpyetje të madhe.
"Në fund, gjykata e të ashtuquajturës Kosovë merr vendimin. Pas gjithë cirkut, për të gjithë është e qartë se çfarë vendimi do të jetë. Ky është vetëm sinjal se sa krime të rënda janë kryer ndaj popullit sërb dhe kjo është e rëndësishme", theksoi Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se i takon Sërbisë të konstatojë faktet, kontekstin dhe mjedisin në të cilin është marrë vendimi dhe jo të pranojë diçka apo jo.
Ai tha se gjatë ditëve të fundit ka biseduar me njerëz nga KFOR, NATO, si dhe sot me amerikanët dhe se i ka lutur të ofrojnë mbrojtje të plotë popullsisë sërbe në Kosovë.
"Besoj se kjo mbrojtje do të sigurohet. Përshëndetje e madhe për popullin tonë të mrekullueshëm në Kosovë e Metohi. Faleminderit që mbroni emrin dhe mbiemrin sërb në tokën e shenjtë sërbe", konkludoi Vuçiq.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniçi u dënuan sot në shkallën e parë me nga 25 vjet burg për krime lufte. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet. Vendimi shkaktoi pakënaqësi tek shqiptarët, në Hagë dhe në Kosovë nga ku u përcollën mesazhe se vendimi ishte i padrejtë dhe i papranueshëm.
0 komentet